LAJMI I FUNDIT:

Gjuhet me armë zjarri personi në Shkup për arsye të panjohura

Gjuhet me armë zjarri personi në Shkup për arsye të panjohura

Mbrëmë rreh orës 23:00 është sulmuar një person në afërsi të restorantit “Furna” në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në parkingun e restorantit “Furna”, qytetari nga Prilepi M.J.(40), derisa ka qenë në xhipin e tij ‘Porsche’ para se ta ndez makinën, është sulmuar me armë zjarri drejt veturës nga një person ende i panjohur.


Pas një çasti i sulmuari është kthyer së bashku me gruan te vetura dhe më pas e kanë lajmëruar rastin në polici. Janë marrë masa për zbardhjen e rastit por ende nuk ka informata sesi ka vijuar procesi i ngjarjes. /Telegrafi/