LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë vetëm listat e Shqipërisë dhe Rusisë për ‘Euro 2016’

Mungojnë vetëm listat e Shqipërisë dhe Rusisë për ‘Euro 2016’

Kombëtarja shqiptare dhe Rusia Shqipërisë janë të vetmet, nga 24 pjesëmarrëset në Euro 2016, që nuk kanë publikuar ende zyrtarisht listat me 23 lojtarët që do të grumbullohen në Francë.

Kur mbeten vetëm 20 ditë nga starti i Kampionatit Europian “Francë 2016”, të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë kompeticion kanë publikuar tashmë listat finale me 23 futbollistët që do të përfaqësojnë kombëtaret e tyre në këtë kompeticion madhor.

Të gjitha ekipet, me përjashtim të dy përfaqësueseve, asaj të Shqipërisë dhe Rusisë. Këto dy federata janë të vetmet nga 24 pjesëmarrëset në këtë Europian, që nuk kanë publikuar ende zyrtarisht listat me 23 lojtarët që do të grumbullohen në Francë, shkruan “TeleSport”.


Me Kampionatin Europian “Francë 2016” që çelet më datë 10 qershor me ndeshjen Francë-Rumani, të gjitha përfaqësueset pjesëmarrëse duhet të dorëzojnë listat e tyre me 23 futbollistë të paktën 10 ditë para startit të aktivitetit të paktën sipas asaj që përcaktojnë afatet dhe rregulloret e UEFA-s:

“Të gjitha 24 federatat pjesëmarrëse në këtë Kampionat Europian, duhet të deklarojnë skuadrat e tyre zyrtare para datës 1 qershor 2016”.

Të gjitha përfaqësueset e Kualifikuara duhet të dorëzojnë listat me 23 futbollistët që do të grumbullohen për Europianin, në përbërje të të cilës duhet të jenë 3 portierë, ndërsa 20 futbollistët e tjerë mund të jenë nga çdo repart tjetër.

Një tjetër rregull është se futbollistët mund të zgjedhin numra nga 1 deri në 23. Të gjitha përfaqësueset duhet të deklarojnë dhe të paraqesin formacionet 75 minuta para fillimit të ndeshjeve.

Të gjithë 12 futbollistët që nuk do të jenë pjesë e formacionit fillestar, mund të akomodohen në pankinë, ndonëse vetëm tre prej tyre mund të aktivizohen si zëvendësues.

Në trend Sport

Më shumë
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori