LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Kjo është e ardhmja e Icardit

Zanetti: Kjo është e ardhmja e Icardit

Interi i ardhshëm do të jetë shumë i ngjashëm me atë aktualin, sepse klubi zikaltër po mendon të ruajë grupin aktual, duke afruar disa blerje mjaft cilësore.

Një blerje e tillë është ajo e mesfushorit Ever Banega, i cili është liruar nga Sevilla dhe tashmë është një lojtar i Interit, siç konfirmon edhe zëvendëspresidenti zikaltër, Javier Zanetti.


“Banega është një lojtar i rëndësishëm, i cili ka personalitet dhe shumë cilësi, është një lojtar i kombëtares argjentinase prej shumë kohësh. Besoj se në çdo skuadër do të shkëlqente, ndaj jemi të lumtur që e kemi marrë”.

Ndërkaq, nga grupi aktual mund të ketë ndonjë shitje, duke nisur nga portieri Handanovic, por Zaneti “blindon” një sulmues.

“Baza e skuadrës është, tani na duhet disa blerje cilësore, por duhet të shesim ndokënd, para se të blejmë. Gjithsesi, Icardi do të qëndrojë, është kapiteni ynë dhe e ka thënë edhe ai që nuk dëshiron të largohet”, ka nënvizuar Zanetti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova realizoi gol

Edon Zhegrova realizoi gol "alla Messi" kundër Lyonit - por Fonseca i kërkon falje për atë që i bëri gjatë ndeshjes

Ligue 1
Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Lajme të mira nga infermieria për Bayernin – tre yjet kthehen nga lëndimi për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Paul Pogba po e lë përfundimisht futbollin? Ai ka nisur karrierën e re në një profesion tjetër

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori