LAJMI I FUNDIT:

Më shumë plagët se tatuazhe – Kjo është historia e dhimbshme e Arturo Vidal

Më shumë plagët se tatuazhe – Kjo është historia e dhimbshme e Arturo Vidal

Mesfushori i Bayern Munichut, Arturo Vidal, mund të ishte viktimë e një aksidenti fatal para se të bëhej një lojtar profesionist, apo të themi më mirë, një nga më të mirët në rolin e tij.

Ylli i Bayernit ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë me një baba abuzues, jetonte në varfëri të skajshme, ku mezi sigurohej në familje ushqimin ditor.


Jeta e kilianit ishte gati të prekte fundit kur babi i tij i dehur dhe i nervozuar u fut në shtëpi dhe dogji shtratit ku ishin duke fjetur ai, nëna dhe tre vëllezërit e tij.

1432852989_vidal

Nëna e futbollistit, Jaqueline Pardo, u shndërrua në një heroinë pasi arriti të shpëton katër fëmijët nga djega. Nëna e Vidalit pësoi disa djegie, por arriti të mbijetojë kësaj ngjarje tragjike.

Pas asaj nate babi e la shtëpinë dhe nuk u kthye më kurrë dhe kështu nëna Jaqueline vazhdoi jetesën e saj të vështirë me katër fëmijët e saj, duke përfshirë Arturon, i cili punoi në një arenë garash ku fshinte mbeturinat e kuajve.

Juventus FC v AC Milan - Serie A

“Isha 13 vjeç dhe në shtëpi nuk kishte asgjë për të ngrënë, ishte e vështirë, katër vëllezër pa një baba, nëna ime punonte gjithë ditën vetëm që të na shërbente diçka në tavolinë. Por, në rast se nuk gjente punë, nuk kishte edhe bukë”.

Chile-v-Argentina-Copa-America-Final

“Në ato momente mendova për herë të parë të shfrytëzoj talentin tim dhe të liroj vëllezërit e mi dhe nënën nga ajo varfëri ekstreme dhe kështu një dit i thash nënës time se kisha vendosur të jem futbollist”, ka thënë Arturo Vidal në një intervistë për GdS duke e zbuluar një pjesë të fëmijërisë së tij të dhimbshme. /Telegrafi/