LAJMI I FUNDIT:

Një lumë ofertash për Koulibalyn

Një lumë ofertash për Koulibalyn

Mbrojtësi i fuqishëm senegalez, Kalidou Koulibaly mund të largohet nga Napoli në fund të stinorit.

Forma e mirë e treguar këtë edicion me skuadrën italiane kanë bërë që pas tij të vihen shumë klube të rëndësishme evropiane, ka njoftuar agjenti i tij Bruno Saten.


“Kam disa njoftime se Koulibaly është në listën e disa klubeve shumë të njohura evropiane”.

“Aktualisht lojtari im është i fokusuar tek Napoli, por pas përfundimit të stinorit do të flasim me klubin për kontratën e re ose për një largim të mundshëm”, deklaroi Saten.

24-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2019, mirëpo paga e tij është vetëm 800 mijë euro në stinor.

Mediat në Itali kanë zbuluar se skuadra të mëdha si PSG, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich e duan senegalezin. /Telegrafi/