LAJMI I FUNDIT:

Momenti i shembjes së binës që mbante 100 të diplomuar (Video)

Momenti i shembjes së binës që mbante 100 të diplomuar (Video)

Prindërit dhe miqtë e alarmuar kanë regjistruar momentin shokues, kur bina me mbi 100 të diplomuar të Kolegjit të Farmacisë në Bagdad u shemb, gjatë një foto sesioni pas ceremonisë së diplomimit.

Gjendje paniku u krijua, kur mysafirët e ftuar filluan të brengosen për më të dashurit e tyre të cilët përfunduan mbi njëri-tjetrin, pasi bina në të cilën kishin hipur nuk i kishte bërë ballë peshës së madhe, transmeton Telegrafi.


Një numër i të diplomuarve janë lënduar rëndë gjatë rrëzimit të papritur, por asnjë prej tyre nuk ka humbur jetën.

Disa filmime nga vendi i ngjarjes janë shpërndarë online në internet, ku shihen mysafirët e ftuar duke vrapuar të ndihmojnë studentët, derisa të afërmit dhe miqtë e tyre mbeten të shokuar me ngjarjen. /Telegrafi/