LAJMI I FUNDIT:

“Barça duhet të ruhet nga Arsenali”

“Barça duhet të ruhet nga Arsenali”

Mbrojtësi i Barcelonës, Thomas Vermaelen, thotë se bashkëlojtarët e tij duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Arsenalit të mërkurën mbrëma në takimin e dytë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit fituan 2-0 në Emirates në ndeshjen e parë dhe të mërkurën synojnë të sigurojnë çerekfinalen.

“Sigurisht se jemi favoritë, por e njoh Arsenalin dhe e di se nuk do të jetë lehtë”, ka thënë ish-mbrojtësi i Topçinjve për uebfaqen e klubit. “Mendoj se ata na e bënë të vështirë në Londër”.


“Nuk mund të themi kurrë se ata jashtë sepse ata përherë kanë ditur të kthehen. Ndeshja e dytë s’do të jetë e lehtë. Ata duan të luajnë futboll për tokë, duan ta mbajnë topin dhe këtë e duan të dy skuadrat. Nuk duan të luajnë me topa të gjatë sepse nuk është stil i tyre. Kanë shpejtësi dhe janë të mirë fizikisht. Kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe energjikë në krah. Kjo i bën të rrezikshëm”, ka shtuar belgu, transmeton Koha.net

Arsenali ka humbur tri nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.