LAJMI I FUNDIT:

Juventusi si Barcelona (Foto)

Juventusi si Barcelona (Foto)

Juventus rekordesh në vitin 2016. Pas problemeve të fillimit të sezonit, bardhezinjtë e morën veten në mënyrë të jashtëzakonshme, duke i kaluar edhe pritshmëritë.

Zonja e Vjetër u kthye në krye të Serisë A sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Paraqitjet në pjesën e parë të vitit 2016 janë të pabesueshme.

Në Evropë, vetëm Barcelona ka mesatare të njëjtë pikësh si Juventusi. Skuadra e Luis Enrique po marshon drejt titullit në Spanjë me një mesatare prej 2,83 pikësh në ndeshje, ndërsa të besuarit e Allegrit janë në kuotën e 2,82 pikëve.


Praktikisht e njëjta ecuri, edhe kur analizohet raporti i ndeshjeve të luajtura dhe fitoreve të regjistruara. Katalanët kanë fituar 11 nga 12 ndeshjet e zhvilluara në La Liga, të cilave u shtohet një barazim. Në total, Barça ka grumbulluar 34 pikë.

Juventusi në anën tjetër ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e luajtura, duke barazuar vetëm me Bolognan, për një total prej 31 pikësh.

juveee 2016

Blaugranat dhe bardhezinjtë pozicionohen në majën e Evropës në mënyra krejt të ndryshme.

Ecuria e Barcelonës lidhet me forcën e jashtëzakonshme në fazën sulmuese, me 38 gola të realizuar prej fillimit të vitit, përballë 22 të Juventusit.

Nga ana e tyre italianët kanë një mbrojtje hermetike, me vetëm një gol të pësuar, përballë 7 të spanjollëve.

barcelonaaa

Në vendin e tretë të renditjes speciale, pozicionohet Borussia Dortmund që mesatarisht ka grumbulluar 2,50 pikë për ndeshje, ndërsa në vendin e katërt ndodhet Napoli me 2,36 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin

Liga e Parë
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Kalo në kategori