LAJMI I FUNDIT:

Bekir Halimi: Kryqi dhe shqiponja si parapërgatitje për zgjedhjet e parakohshme

Bekir Halimi: Kryqi dhe shqiponja si parapërgatitje për zgjedhjet e parakohshme

Pas vendosjes së themelit të kryqit gjigant dhe pas vendosjes së shqiponjës në Butel të Shkupit, ka pasur reagime të ndryshme nga analist dhe parti politike në Maqedoni. Edhe hoxha nga Shkupi, Bekir Halimi ka reaguar për këtë praktikë që i quan si të pakuptimta këto dy simbole, njofton Telegrafi.

Hoxha Bekir Halimi për një intervistë për portalin Tesheshi në pyetjen ”Me rastin e fundit të vendosjes së një kryqi në komunën e Butelit, duket sikur janë bërë lëmsh, politika, nacionalja, feja…pra, ç’po ndodh?” përgjigjet ”Partitë politike në pushtet me dështimet e tyre të shumta, dëshirojnë që atë nacionale (BDI) dhe atë fetare (VMRO) ta përdorin si parapërgatitje për zgjedhjet e parakohshme në 5 qershor, nëse plotësohen kushtet. Gjëra të cilat më populli i lexon syçelë dhe nuk bie në këto gracka.” përfundon Bekir Halimi./Telegrafi/