LAJMI I FUNDIT:

Ky është shqiptari i “Fast & Forius 7” (Foto)

Ky është shqiptari i “Fast & Forius 7” (Foto)

Klement Tinaj ka lindur në vitin 1990 në Selcë të Kelmendit. Krijimtaritë e tij dhe aktivizimi në veprimtaritë artistike-kulturore fillojnë në vitet e shkollës fillore të Selcës.

Mësuesit e Klementit e kanë njohur talentin e tij krijues dhe vullnetin e veçantë për mësime dhe kulturë. Sportet dhe mësimet e tij artistike kanë paraqitur shumë vlera para popullit Kelmendas.


Me 20 shtator të 2004-së, Klementi filloi studimet në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka” në Pijaz, Shkodër. “Që në atë moshë të re, dallohej si një student i zgjuar dhe i zhvilluar në aktivitete. Klementi ishte një nga studentët më të dalluar në klasën e anglishtes dhe të frëngjishtes,” shprehet babai i tij.

“Jam krenar për prejardhjen time shqiptare. Rruga ime e artit gjithmonë do rrëfejë prejardhjen time shqiptare dhe kulturën e vendit tim,” shprehet Tinaj për Zërin e Amerikës.

Klementi u largua nga Shqipëria në 2005 për një jetë më të mirë. Ai ishte vetëm 14 vjeç e gjysmë kur erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar. Mbas dy ditësh në SH.B.A. filloi kursin 6-mujor të anglishtes në Manhatan, Nju Jork. Në 2006 filloi studimet në shkollën e mesme “Lincoln High School” në Yonkers, New York, ku ndoqi studimet në dy degë, biznes dhe aktrim.Në vitin 2007, Tinaj doli student i dalluar ndër 10 studentët më të mirë të shkollës.

Ndërkohë ai është i njohur për talentin e tij të madh me dhunti të shumta dhe ka marrë rolet në të dy skenat interesante teatrin dhe filmin. Aktori shqiptar ka marrë pjesë me një rol të tij në filmin “Fast & Forius 7”, përkrah emrave të famshëm si Vin Disel, Michelle Rodriguez dhe Dwayne Johnson. Tinaj ka marrë një diplomë BFA në Teatrin e Arteve dhe MPJ në aktrim për Film.

Tinaj megjithëse i ri në skenën amerikane , ka një “karrierë” mbresëlënëse dhe sheh përpara , ai tani për tani, “është lojtari numër një” për të u parë për në vitin 2015.

Ai u nderua me Çmimin Përsosmëri në Dramë Excellence Award in Drama, gjatë studimeve të tij, si dhe me “Certifikatën e Meritës” dhe “Certifikata e Njohjes” (“Certificate of Merit” dhe “Certificate of Recognition”) për arritjet e tij akademike.

klemi 2 klemi 3 klemi 4 klemi 5 klemi 6 klemi

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Magazina
Kalo në kategori