LAJMI I FUNDIT:

Baki Sadiki ekstradohet në Sllovaki

Baki Sadiki ekstradohet në Sllovaki

Të premten Baki Sadiki, i arratisur dhe i kërkuar nga drejtësia sllovake lidhur me rolin që ai e kishte pasur në trafikimin e narkotikëve në shkallë të gjerë, është ekstraduar nga Kosova për në Republikën e Sllovakisë.

Me kërkesë të autoriteteve sllovake dhe në marrëveshje me autoritetet e Kosovës, EULEX-i e ka ndihmuar procesin e ekstradimit.
“EULEX-i e ka lehtësuar përcjelljen e kërkesës së duhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Sllovakisë te Ministria e Drejtësisë në Kosovë, sikurse edhe dorëzimin e këtij personi nga Policia e Kosovës te Policia e Sllovakisë”, thuhet në kumtesë.

Sadiki, shtetas i Sllovakisë dhe shtetas i Serbisë, ishte arrestuar në Kosovë në tetor 2012, në bazë të njoftimit të Kuq të INTERPOL-it, të lëshuar në Bratisllavë.


Vendimi për lejimin e ekstradimit është marrë nga Ministri i Drejtësisë, pas vendimit mbi lejueshmërinë e ekstradimit të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Gjilan, i mbështetur edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

“Ekstradimi i Baki Sadikit është dëshmi e përkushtimit për luftimin e krimit trans-nacional dhe të mos-ndëshkimit, me qëllim që të sigurohet mbizotërimi i drejtësisë”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori