LAJMI I FUNDIT:

​Ultimatumi amerikan për Turqinë

​Ultimatumi amerikan për Turqinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Turqisë dy javë të heqin dorë nga blerja e sistemeve kundërajrore ruse S-400 në favor të sistemit amerikan “Patriot”, ka kumtuar televizioni amerikan CNBC, duke u thirrur në burimet e informuara mirë.

“Deri në fund të javës së parë të qershorit Turqia duhet të anulojë marrëveshjen me Rusinë në vlerë prej disa miliardë dollarësh dhe në vend të kësaj të blejë sistemet për mbrojtje kundër raketave “Patriot” të cilat në SHBA i ka prodhuar kompania “Raytheon” ose në të kundërtën do të përballet me përjashtim nga programi F-35 me humbje të njëqind aeroplanëve F-35 të premtuar, me futje të sanksioneve amerikane dhe reagim të mundshëm të NATO-s, ka kumtuar ky televizion.


Sipas fjalëve të burimit, “ky është propozimi i fundit i Departamentit të Shtetit”.

Më herët Turqia ka kumtuar se nuk do të heqë dorë nga planet për blerje të S-400 dhe se seria e parë e sistemit të mbrojtjes kundërajrore do të hyjë në vend në korrik.

SHBA pretendojnë se sistemet S-400 nuk i përgjigjen standardeve të NATO-s, kërcënojnë me sanksione për shkak të blerjes së mundshme të tyre dhe shumë herë kanë thënë se mund ta shtyjnë apo prishin procesin e shitjes për Turqinë të aeroplanëve më të rinj F-35. Turqia është një prej pjesëmarrëseve të programit amerikan F-35. Ajo gjithashtu shpesh ka deklaruar se S-400 nuk paraqet kërcënim për F-35 amerikan.

Turqia tashmë e ka dërguar personelin ushtarak në Rusi për trajnim për udhëheqje të sistemeve S-400, ka deklaruar ministri i mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori