LAJMI I FUNDIT:

​Shkencëtarët bëjnë xhirimin e parë 3D nga mbetjet e arkës së Noas

​Shkencëtarët bëjnë xhirimin e parë 3D nga mbetjet e arkës së Noas

Shkencëtarët John Larsen dhe Andrew Jones kanë bërë imazhin e parë tredimensional (3D) të një kodre ku besohet të ndodhen mbetjet e arkës së Noa, e cila, pas një përmbytjeje historike, mbeti në malin më të lartë të Turqisë, Ararat.

Gjeofizikani i Zelandës së Re Larsen, një inxhinier kompjuterik dhe gjeologu amerikan Jones kanë marrë instrumente speciale për të kapur një kodër të pazakontë në Ararat, duke përfshirë trupin e arkës që ndodhet nën të.

Mbetjet e arkës së Noa në Ararat u zbuluan për herë të parë nga hartografi turk Ilhan Durupinar në 11 shtator 1959.

Ekspedita e parë shkencore ndërkombëtare në Ararat u bë nëntë muaj pas pretendimit të Durupinar. Ekspedita përbëhej nga profesori i Universitetit të Ohio Arthur Brandenberger, arkeologu George Vandeman, gazetarë dhe aktivistë nga Suedia dhe vende tjera të Evropës.

Ekspedita tha në një raport që banorët e zonës u kishin thënë atyre se një kodër e pazakontë dhe e ngjashme me anijen ishte krijuar pas rrëshqitjes së dheut në vitin 1945.

Pas disa ditësh studimesh, ekipi i ekspeditës shkroi një raport tetë faqesh dhe vetëm një tekst prej gjysmë faqe iu dorëzua ekspertit turk Durupinar. Rezultatet e analizës laboratorike të mostrave në terren mbeten të panjohura.

Fotografitë e para të mbetjeve të arkës së Noa në Ararat u morën nga fotografi i njohur turk, Ara Guler, dhe hulumtimi i parë shkencor në Ararat u krye nga ekspertë të Universitetit Ataturk të Turqisë në Erzurum dhe Universitetit amerikan të Kalifornisë, 26 vjet pas zbulimit.

Pas regjistrimeve në sipërfaqe dhe thellësi, u bë një raport prej 80 faqesh ku thuhej se nuk kishte asnjë provë për të kundërshtuar se bëhej fjalë për mbetjet e arkës së Noa. Shkencëtarët besojnë se trupi i anijes ka shumë të ngjarë të jetë nën tokë dhe kërkuan një vazhdim urgjent të hulumtimit.

Dokumentari i parë për arkën e Noa të bllokuar në Ararat filloi xhirimet në 1995, dhe u shfaq për publikun vetëm 22 vjet më vonë.

Kohët e fundit janë bërë pamjet e reja nëntokësore, por këtë herë në 3D, nga shkencëtarët amerikanë dhe të Zelandës së Re Jones dhe Larsen. Ata ishin në Ararat në 2014, dhe pas shumë vitesh analiza, ata bënë një xhirim 3D të arkës së Noa.

Ata thonë se bëhet fjalë për një anije shumëkatëshe, gjatësia e së cilës në Ararat ishte e gjatë 150 metra dhe e gjerë 50 metra, ndërsa kërkuan që zona në Ararat duhet të mbrohet me masa speciale, si nga veprimet e papërgjegjshme njerëzore ashtu dhe nga rrëshqitjet e tokës.

Në çdo rast, historia e arkës së Noa, që përfshihet në Bibël, ka histori paralele në mitin e sumerëve për Ziusudran, i cili tregon se si heroi i Ziusudras u lajmërua nga zotat për të ndërtuar një anije, në të cilën do të shpëtonte ai nga përmbytja që do të shkatërronte njerëzimin.

Paralelizma më pak të ngjashëm me përmbytjen biblike ekzistojnë në shumë qytetërime të tjera të njerëzimit, ndër të cilëve edhe në ato ballkanike, si në Greqinë antike.

Në realitet, kjo histori është një ndër legjendat më të përhapura në qytetërimet e njerëzimit, porse arka e Noa u bë emërtimi i përbashkët i këtyre legjendave, për shkak të ndikimit fetar, nëpërmjet librave të shenjtë. /kp/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mënyra se si ky çift zbuluan se po bëhen prindër, bëri miliona njerëz të qeshin

Mënyra se si ky çift zbuluan se po bëhen prindër, bëri miliona njerëz të qeshin

Fun
Ariu notonte në liqenin e Floridës, i vërsulen dy aligatorë – por reptilët tërhiqen nga misioni

Ariu notonte në liqenin e Floridës, i vërsulen dy aligatorë – por reptilët tërhiqen nga misioni

Interesante
Disa fotografi të rralla që do t'ju bëjnë të pyesni: Çfarë janë këto?

Disa fotografi të rralla që do t'ju bëjnë të pyesni: Çfarë janë këto?

Interesante
Ndodh edhe kjo, peshkaqeni i bardhë e mbyt balenën 10 metërshe – ia dëmton arterien dhe nga gjakderdhja ngordh

Ndodh edhe kjo, peshkaqeni i bardhë e mbyt balenën 10 metërshe – ia dëmton arterien dhe nga gjakderdhja ngordh

Turistët me kostumet më të çuditshme për plazh (Foto)

Turistët me kostumet më të çuditshme për plazh (Foto)

Mori me qira një apartament në Nju Jork, e pritën rregullat e çuditshme: Mos përdor parfum, uji i nxehtë fiket pas tetë minutave

Mori me qira një apartament në Nju Jork, e pritën rregullat e çuditshme: Mos përdor parfum, uji i nxehtë fiket pas tetë minutave

Kalo në kategori