LAJMI I FUNDIT:

​Regjistrohet dridhja e parë sizmike në Mars (Foto/Video)

​Regjistrohet dridhja e parë sizmike në Mars (Foto/Video)

Një robot i stacionuar në planetin e kuq ka zbuluar për herë të parë atë që mendohet të jetë “dridhje sizmike marsiane”.

Landeri InSight i NASA-s ka regjistruar dridhje të dobëta nën sipërfaqe që nga dhjetori, kur e vendosi sizmometrin për të filluar misionin novator.


Ekipi i InSight thotë se landeri ka matur dhe regjistruar një sinjal sizmik më 6 prill, ditën e 128-të të tij marsiane, duke përdorur instrumentin Eksperimenti Sizmik për Strukturën e Brendshme (SEIS).

Përderisa dridhje tjera janë regjistruar, sinjalet e mëparshme mendohet se janë shkaktuar nga aktivitete mbi sipërfaqen siç është era.

Tërmeti i dyshuar sizmik marsian i datës 6 prill duket se ka origjinën nga brenda thellësitë.

Përpjekjet e InSight u ndërtuan mbi punën e astronautëve të Apollo në Hënë gjatë viteve 1960 dhe ‘70, të cilat së pari zbuluan të dhëna mbi aktivitetin hënor sizmik dhe brendësinë e saj.

Në mënyrë të ngjashme, shpresohet se matjet e sizmometrit do të ndihmojnë për të përmirësuar njohuritë tona për zhvillimet në thellësi të planetit të kuq.

Ekipi thotë se ngjarja e parë sizmike ishte shumë e vogël për të mbledhur të dhëna të forta në këtë front, por ata presin që kjo të jetë vetëm e para nga shumë.

Studiuesi kryesor Bruce Banerdt nga Laboratori Jet Propulsion i NASA në Pasadena të Kalifornisë tha se kjo ngjarje zyrtarisht fillon një fushë të re: “sizmologjinë marsiane!”

Ndërsa, Lori Glaze, drejtor i Divizionit të Shkencave Planetare në Shtabin e NASA-s theksoi se ngjarja është emocionuese, pasi madhësia dhe kohëzgjatja e saj përputhen me profilin e aktiviteteve sizmike të zbuluara në Hënë gjatë misioneve Apollo.

Sipas shkencëtarëve, InSight zbuloi gjithashtu sinjale sizmike më 14 mars, 10 dhe 11 prill, por të cilat ishin më të vogla, ndërkohë që shkencëtarët ende po punojnë për të përcaktuar shkaqet e tyre.

Ndryshe, brenda disa ditësh nga mbërritja në planetin e kuq në dhjetor, landeri InSight “detektoi një erë me fuqi prej 5 deri 7 metra për sekondë në nga veriperëndimi drejt juglindjes”, shkruan Daily Mail. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori