LAJMI I FUNDIT:

​OAK mban sesion informues për Gjykatën Speciale

​OAK mban sesion informues për Gjykatën Speciale

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), në bashkëpunim me Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbajtën sesion informues për procedurat pranë këtyre Dhomave.

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Dhomave të Specializuara të Kosovës (Gjykatën Speciale), është mbajtur sesion informues për avokatët që kanë mbi pesë (5) vite përvojë pune, si avokatë, gjyqtarë apo prokurorë dhe që janë të interesuar të përcjellin nga afër procedurat dhe çështjet tjera që ndërlidhen me aplikimin e avokatëve për të përfaqësuar pranë këtyre Dhomave, si avokatë mbrojtës të të akuzuarëve, apo mbrojtës të viktimave.

Takimi është zhvilluar nën udhëheqjen e Kryetarit të OAK-së, Osman Havolli, me pjesëmarrjen e ligjëruesëve përkatësisht David Hain, udhëheqës i Zyrës së mbrojtjes pranë gjykatës dhe të Silke Stidzinsky, udhëheqëse e Zyrës për mbrojtjen e viktimave, të cilët paraqiten informacione të nevojshme për avokatët e Kosovës lidhur me rregulloret e Dhomave të Specializuara dhe procedurat tjera pranë këtyre Dhomave.

Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara inkurajojnë avokatët që të aplikojnë për të qenë pjesë e listave përkatëse, Listës së Mbrojtësve të Specializuar dhe Listës së Mbrojtësve të Viktimave, pasi që do të kenë lehtësira duke pasur parasysh se gjykata do të mbajë procedurën gjyqësore në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe në gjuhën angleze.

Në trend Lajme

Më shumë
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Lajme
​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

Lajme
Kalo në kategori