LAJMI I FUNDIT:

​L’Equipe: Finalja e Euro 2016 vendos dhe fituesin e “Topit të Artë”

​L’Equipe: Finalja e Euro 2016 vendos dhe fituesin e “Topit të Artë”

Finalja e madhe e Parisit do të vendosë jo vetëm kampionin e Evropës, por edhe lojtarin që do të fitojë dhe “Topin e Artë”.

Ky është hamendësimi i prestigjiozes franceze L’Equipe, e cila në faqen e saj të parë ka vendosur Ronaldon përballë Griezmannit, duke shtruar pyetjen se cili mes tyre meriton të shpallet dhe futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Gazetarët francezë kanë nënvizuar dhe atë se çfarë kanë bërë dhe arritur këta lojtarë gjatë këtij sezoni, por sërish në fund do të jetë finalja e të dielës ajo që do të thotë fjalë e fundit për “Topin e Artë”.L’Equipe mendon se 25-vjeçari francez ka qenë vendimtar për suksesin e Atleticos sezonin e fundit. I transformuar si futbollist nga trajneri Simeone, ai shënoi 22 gola, duke mos harruar këtu dhe super paraqitjet e tij në Champions ndaj Barcelonës dhe Bayern Munchen.


Përsa i përket kombëtares, ai u zgjua në momentin e duhur dhe ka shënuar 6 gola, duke iu afruar rekordit të Platinisë me 9 të tilla në një evropian.Gazetarët francezë shkruajnë se situata është ndryshe për Ronaldon, i cili është një lojtar tashmë i abonuar në ceremoninë e Topit të Artë, pasi ka qenë në podium tetë herë në 9 vitet e fundit.

Tani portugezi, i cili këtë viti me siguri nuk do ta ketë konkurrencën e Messit është pretendenti kryesor pas fitimit të Champions-it. Por për ta vulosur përfundimisht këtë, ai duhet të fitojë për herë parë dhe një titull të madh për kombin e tij.

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami

Ndërkombëtare
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit

Premier League
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Kalo në kategori