LAJMI I FUNDIT:

​LDK përgatitet për zgjedhje

​LDK përgatitet për zgjedhje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka filluar takimet me strukturat e degëve të LDK-së dhe takimi i radhës, sot ishte në degën e II-të në Prishtinë.

Siç njofton LDK, të pranishëm ishin: sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe anëtarët e kryesisë Vlora Dumoshi, Avdullah Hoti, Arban Abrashi dhe Fidan Rekaliu.


Temat kryesore të takimit ishin qëndrimi i LDK-së për dialogun, qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në çdo rast kur cënohet sovraniteti i vendit, mbështetja e formimit të Forcave të Armatosura në bashkëpunim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian dhe gatishmëria për zgjedhje të reja.

Ismet Beqiri ka përcjellur porosinë e kryetarit Mustafa me të gjitha qëndrimet e LDK-së në lidhje me temat aktuale që po kalon vendi ynë.

Ai poashtu ka theksuar rëndësinë e ekipit të LDK-së që është formuar për Platformën e Dialogut i cili do të jep korniza të qarta në lidhje me vazhdimin e dialogut dhe nevojën për zgjedhje nacionale.

Kurse, Avdullah Hoti tha se si shtet jemi duke u përballur me sfida shumë të vështira dhe kjo është arsyeja pse kryesia ka vendosur të dalë në degë për të ndarë ide dhe vlerësime se çfarë duhet të bëjmë më tutje se si të dalim nga kjo situatë.

Arban Abrashi ka thënë se përpara do të hecim me përvojat dhe të gjitha idetë e strukturave të LDK-së.

Mustafë Krasniqi, kryetar i Degës së II-të ka shprehur gatishmërinë për mbështetje dhe mobilizim për angazhimet në të ardhmen.

Kryesia e degës së II-të qartë, kanë shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimet e LDK-së, dhe gatishmërinë për zgjedhje, pasi që Kosovës më shumë se kurr i duhen institucione legjitime të zgjedhura me votë të qytetarit në mënyrë që dialogu, mbrojtja e territorit të shtetit tonë, formimi i Forcave të Armatosura dhe çdo vendim tjetër i rëndësishëm të shtyhet para prej këtyre institucioneve.

Të gjithë të pranishmit shprehën paknaqësinë ndaj qeverisjes aktuale dhe për të gjitha zhvillimet tejet të rëndësishme në Kosovë.

Takime të tilla janë shumë të frytdhënëse pasi që idetë e strukturave do të jenë shumë të rëndësishme në krijimin e platformës zgjedhore dhe në qeverisjen në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori