LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Kelmendi: Do të zhvillojë ekonominë e vendit, ndryshimet do të shihen shumë shpejt!

Zëvendëskryeministri Kelmendi: Do të zhvillojë ekonominë e vendit, ndryshimet do të shihen shumë shpejt!

Ramiz Kelmendi, si zëvendëskryeministri i Kosovës, tha se synon ta zhvillojë ekonomin e vendit me kusht që të krijohen edhe vende të reja të punës.

Një ditë pas emërimit të tij si zëvendëskryeministër, nga ana e Kryeministrit Isa Mustafa, Kelmendi tha se do të realizohen të gjitha premtimet që i ka bërë para se të kaloj në këtë pozitë.


“Mendoj që do t’i realizoj ato synime, premtime që i kam bërë, do i trajtojë me kujdes kërkesat edhe të bizneseve dhe do të shoh cilat kërkesa duhet plotësuar së pari në mënyrë që të fuqizohet zhvillimi ekonomik, sidomos prodhimtaria e Kosovës që do të jetë më konkurruese në konkurrencën nga regjioni dhe në shtetet tjera”, theksoi Kelmendi.

Ai ka treguar se ka pranuar disa kërkesa nga njerëzit e bizneseve dhe se do të t’i trajtojë ato bashkë me ministrin e Financave, Avudallah Hoti, raporton gazetablic.com

“I kam detektuar shumë kërkesa që i kanë bërë njerëzit e bizneseve, normalisht që edhe kam edhe disa planifikim dhe shumë shpejtë me ministrin e financave do t’i trajtojmë këto kërkesa në mënyrë që të fuqizohet buxheti”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të hapen edhe vende të reja të punës me ngritjen ekonomike të cilën thotë se e synon, Kelmendi tha se krahas zhvillimit ekonomik një gjë e tillë do të ndodh.

“Ato njëra me tjetrën shkojnë, ne e dimë që çdo rritje ekonomike tërheqje me vete edhe shtimin e punësimin, dhe unë besoj që shumë shpejt do t’i kryej disa çështje dhe shumë shpejt do të shihet se çka do të këtë ndryshime”, është shprehur ai.

Kelmendi, ka veçuar se ligji për investime strategjike, i cili u miratua disa ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, do të jetë bazë e mirë për nxitjen e investitorëve të jashtëm dhe të brendshëm.

“Lëvizjet për ta fuqizuar zhvillimin ekonomik, për ti nxitur investitorët e brendshëm dhe të jashtëm, normalisht tashmë e kemi edhe me ligjin për investime strategjike pasi që të kthehet nga gjykata kushtetuese edhe ajo është bazë e mirë që me mund të nxiten investitorë të jashtëm, edhe të brendshëm”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.

Për të gjitha këto synime, ai tha se do të punojë maksimalisht që ato të realizohen.

“Unë jo që shpresoj, por do të punojë maksimalisht që ato me u realizu në atë masë sa do të jetë e mundshme”, ka thënë ai.

I pyetur nëse synon ndonjë post tjetër pas emërimit zëvendëskryeministër, ai ka mohuar për “Gazeta Blic” duke thënë se ky post është forma tipike më të cilën synon ta zhvillojë ekonomin e vendit.

“Unë mendoj që ky është posti maksimal që unë synoj, në aspektin ekonomik, në këtë post jetoj, dhe kjo është formë tipike me të cilën synoj. Nuk kam asnjë synim tjetër për të ardhmen përveç zhvillime komik”, tha Kelmendi, duke shtuar se “do të qëndroj në këtë pozitë sa ka nevojë shteti dhe lideri i partisë.”

Ramiz Kelmendi ka aderuar në aderuar në LDK tri ditë më parë, parti kjo që udhëhiqet nga Kryeministri Isa Mustafa. Emërimi i tij zëvendëskryeministër u bë vetëm dy ditë pas aderimit. /GazetaBlic/Telegrafi/