LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Nëse PDK e bllokon seancën e 24 gushtit, e kandidoj veten për kryeparlamentar

Zeka: Nëse PDK e bllokon seancën e 24 gushtit, e kandidoj veten për kryeparlamentar

Milaim Zeka, deputet i Nismës për Kosovën, ka paralajmëruar se partia e tij do e zhbllokojë Kuvendin më 24 gusht, nëse bllokimi vjen nga ana e PDK-së.

Zeka ka deklaruar se zhbllokimi mund të vijë vetëm nga brenda PAN-it, kësisoj ai do e kandidojë veten për kryetar të Kuvendit.


Ndonëse shprehet se ka dëshirë të mbetet vetëm deputet, Zeka e ka quajtur sakrificë të madhe kandidimin e vetes së tij për kryetar.

“Unë kam dëshirë të jem vetëm deputet i Kuvendit, por për hirë të proceseve, nëse do të bllokohet Kuvendit, unë do të sakrifikojë, për mua është sakrificë shumë e madhe me u bë kryetar i Parlamentit. Në qoftëse, kam folë te ekstremi, bllokohet Parlamenti nga ana e PDK-së, zhbllokimi i vetëm mund të vie nga dikush në PAN. Unë kam mujtë me e zhblloku situatën qe tri seanca dhe me propozu Milaim Zekën, vetën time për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por nuk e kam bë nje gjë të tillë. Por nëse bllokohet, dhe nuk gjendet një deputet i PAN-it që do dalë e do më propozojë mua, unë nuk kam rrugë tjetër për zhbllokim, përpos me dalë dhe me e propozu veten”, ka deklaruar ai, për Indeksonline.

Për Zekën, deri më sot bllokues i Kuvendit është Lëvizja Vetëvendosje për shkak të mos prezencës në mbledhjen konsultative. Por, ka thënë ai, nga dita e enjte nëse PAN-i nuk merr pjesë në seancën konstituive, ky koalicioni do bëhet bllokuesi.

Andaj, Zeka ka siguruar prezencën e Nismës në seancën e të enjtes, që në rast bllokimi kjo parti ta sjellë rrugëdaljen.

“Lëvizja Vetëvendosje ka bë penal, PDK-ja ka dhënë gol. LVV nuk ka shkruar në mbledhje konsultative. Unë e konsideroj LVV-në si bllokues të Parlamentit deri në ditën e enjte, e që nga ajo ditë, nëse PAN nuk vjen në seancën e Parlamentit me emrin e kujtdo qoftë prej asaj dite për mua bllokues i Parlamentit është PAN-i. Prej asaj dite, bashkë me Nismën sepse e kam mbështetjen e tyre do ta zhbllokojmë Parlamentin”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se ditën e enjte do ta shohin të gjithë strategjinë e tij personale dhe të Nismës për zhbllokimin e Parlamentit.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori