LAJMI I FUNDIT:

Ymeri e quan shovinist vendimin e Ivanovit (Foto)

Ymeri e quan shovinist vendimin e Ivanovit (Foto)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka krtitikuar vendimin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mos ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit
Lexo po ashtu Ivanovi nuk do t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

“Platforma nuk është se kërkon kushedi se çka, përveçse arritjen dhe realizimin e të drejtave minimale të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. Pra, për Maqedoninë të drejtat minimale të shqiptarëve, çfarëdo hapi drejt çlirimit prej shtypjes, e aq më tepër drejt barazisë së shqiptarëve, qenka e papranueshme dhe po e rrezikoka sovranitetin e Maqedonisë. Dëshmi më të mirë se Maqedonia është e ngritur në kurriz të shqiptarëve dhe jeton mbi shtypjen e tyre nuk ka. Vendimi i Ivanov për ta pamundësuar qeverinë e drejtuar nga Zaev për shkak të Platformës së shqiptarëve është krahu institucional i protestave raciste dhe shoveniste të nacionalistëve maqedonas. Edhe vet ky vendim ka ngarkesa shoveniste e raciste”, ka shkruar ai në Facebook.


Ymeri po ashtu ka kritikuar edhe BE-në që nuk u deklarua lidhur me këtë rast, duke thënë se po të ndodhte një gjë e tillë në Kosovë do të kishte shumë reagime.

“Ndërkohë që BE ende nuk ka folur për këtë gjë. Madje deklarimet e Ivanov ishin bërë në prani të ambasadorëve. Po të kishte protesta të tilla fashiste e deklarime të tilla shoveniste institucionale në Kosovë a Shqipëri do të kishin reaguar deri tash të gjithë pa dallim: zyrtar të BE-së, ambasadorë, zëdhënës, OJQ, e të tjerë”, ka thënë ai. “Ivanovi dhe Gruevski duan që përmes kartës së shqiptarofobisë ta mbrojnë edhe qeverisjen e tyre kriminale dhe të korruptuar, që prodhoi një sistem dhe shoqëri të padrejtë dhe të pabarabartë sikur midis përkatësive të ndryshme kombëtare, ashtu edhe mes shtresave të ndryshme shoqërore”, shkruan Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori