LAJMI I FUNDIT:

Vijat e zeza në thonj mund të jenë simptomë e kancerit (Foto)

Vijat e zeza në thonj mund të jenë simptomë e kancerit (Foto)

Një grua ka shpërndarë një paralajmërim ku thotë se nëse keni një vijë të zezë në thonj, duhet të keni kujdes sepse mund të jetë shenjë e kancerit.

Sipas Jean Skinner, e cila thotë se është teknike e bukurisë nga Uckfield, një konsumatore kishte ardhur të kërkojë t’ia lyente thonjtë me ngjyrë të zezë për ta mbuluar vijën në thoin e saj, transmeton Telegrafi.


Skinner e kishte këshilluar ta vizitonte një doktor, ndërsa pohon se gruaja pastaj e kishte zbuluar se ka melanomë.

“Është melanomë! Nuk doja ta frikësoja, por i kam thënë ta vizitonte urgjentisht doktorin e saj. Ajo më ka thirrur sot dhe më ka treguar se është melanomë agresive, e cila veçse është shpërndarë në pjesë tjera. Prognoza e saj nuk është e mirë”, ka shkruar Skinner në Facebook.

Megjithatë sipas udhëzimeve të NHS-së (Shërbimi Shtetëror i Shëndetësisë së Anglisë) thuhet se vijat e zeza përgjatë thonjve janë tejet të zakonshme te personat me ngjyrë mbi moshën 20 vjeçare, dhe në shumicën e rasteve është normale.

Sidoqoftë, ata këshillojnë se këto vija nuk duhet injorohen dhe në fakt mund të jenë edhe shenjë e melanomës subungale – formë e kancerit të lëkurës.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori