LAJMI I FUNDIT:

I vetmi Bugatti Veyron nga edicioni Tiffany, kërkon një pronar (shumë) të pasur (Foto)

I vetmi Bugatti Veyron nga edicioni Tiffany, kërkon një pronar (shumë) të pasur (Foto)

Prodhuesi francez Bugatti, ka bërë të ditur se do të vë në shitje të vetmen njësi nga Tiffany Edition, që e ka dizajnuar në bashkëpunim me krijuesin e famshëm të bizhuterive.

Modeli që i përket serisë Veyron, nuk e ka ende asnjë kilometër të kaluar dhe shumicën e pjesëve i ka të mbuluara me qese, transmeton Telegrafi.


Nuk bëhet i ditur se sa kushton, por – duke e ditur se i përket edicionit të limituar dhe se secili Bugatti kushton rreth tre milionë dollarë -ky model me njëmijë kuajfuqi që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2.5-sekonda, pritet të ketë çmim shumë të lartë. /Telegrafi/