LAJMI I FUNDIT:

Veseli pritet nga homologu francez Bartolone, diskutojnë për një marrëveshje 62-milionëshe

Veseli pritet nga homologu francez Bartolone, diskutojnë për një marrëveshje 62-milionëshe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur në Asamblenë Nacionale të Francës, nga homologu i tij Claude Bartolone, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Bartolone i ka dhënë mbështetje të plotë institucioneve kosovare për përmbushjen e reformave për zhvillim ekonomik dhe reformim të sistemit të drejtësisë, si dhe në rrugën drejt integrimeve evropiane.


“Qytetarët e Kosovës janë në zemrat tona dhe vendi juaj do të ketë kujdes të veçantë nga Franca. Kosova duhet të vazhdojë rrugën e reformave të nevojshme, ndërsa shteti ynë do të ndihmojë dhe angazhohet edhe më shumë për integrimet evropiane të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, tha Bartolone.

Ai po ashtu theksoi se Franca është e interesuar të intensifikojë raportet me Kosovën në fushën e ekonomisë, arsimit dhe të kulturës.

Gjatë takimit, Veseli tha se Kosova po vazhdon rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe në rrafshin e brendshëm po bën reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik.

Në këtë takim, Veseli foli për mundësitë që ka Kosova dhe ftoi investitorët francezë që të investojnë në Kosovë.

Veseli dhe Bartololone kanë diskutuar edhe për një marrëveshje prej 62 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza. Kryeparlamentari kosovar theksoi se kjo marrëveshje shumë shpejt do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori