LAJMI I FUNDIT:

Thyhen xhamat e autobusëve të Lirisë, prizrenasit ankohen në gjykim dhe mikpritjen llapjane (Foto)

Thyhen xhamat e autobusëve të Lirisë, prizrenasit ankohen në gjykim dhe mikpritjen llapjane (Foto)

Liria ka pësuar humbje në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka shënuar fitore kundër skuadrës prizrenase 4-3, vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.


Por, prizrenasit nuk kanë dal të kënaqur me gjykimin e gjyqtarit Besnik Batallin, i cili po shihet si fajtor kryesor për humbjen e ‘Arpagjik’ve’, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu Liria ka publikuar edhe disa fotografi teksa i janë thyer xhamat e autobusëve që bartnin futbollistët dhe stafin e klubit.

Kjo është kumtesa e prizrenasve:
“Liria humb kualifikimin me regji të Besnik Batallit. Të mërkuren në ‘Zahir Pajaziti’ u zhvillua ndeshja ndërmjet Llapit dhe Lirisë, e vlefshme për ¼ e Digitalb Kupës së Kosovës. Ajo që u zhvillua në këtë stadium ishte tmerr nga ana e ‘ndarësit të drejtësisë’, Besnik Batalli. Atij në raste të veçanta i ndihmuan në gabime të qëllimshme e me efektë direkt në rezultat edhe ndihmësi, Kujtim Bajrami e asistenti i katërt Burim Jahmurati. Ky i fundit i ndëshkoi me dy të verdhë lojtarët që rrinin në pankinë, pa ndonjë arsyetim. Deri sa vendasit erdhën në epërsi Besnik Batalli jepte favore, faule e linte përparësi për vendas. Kulmi ishte penalltia e dhënë, që më pas edhe solli epërsinë për vendas, 1:0 (’37).Pas kësaj shënohet edhe goli i dytë, 2:0 (’38). Liria, zvogëloi epërsinë në 1:2, (45+), përmes gjuajtjes së Blendi Memajt nga goditja e dënimit. Pjesa e dytë nisi edhe më furishëm për prizrenasit.

Henry Chibueze (’56 e ‘59) shënon për eparsinë 2:3, duke luajtur në dy fronte, kundër Llapit dhe kudnër Besnik Batallit . Në rastin e parë ishte asisti perfekt i Liridon Fetahajt, kur Chibueze me kokë qëlloi për 2:2, ndërsa më pas ai me soloaksion kaloi Lirinë në epërsi 2:3. Nga kjo kohë Besnik Batalli, i dha aminin botërishtë vendësve që të vinin deri tek fitorja me çdo mjet. Berat Hyseni në këtë kohë qëlloi me grushtë Burhan Alijin (24) dhe më pas e qëllon edhe Elbasan Gashin, derisa ky ishte i shtrirë. Florim Berbatovci, që ‘ka ngrënë bukë’ po te Liria, me grushte sulmoi Henry Chibuezen.Populli , thotë, buka jotë të vret, herët a vonë. As njërin e as rastin tjetër Besnik Batalli ‘nuk e pa’ !!! E tëra ishte live në Tv. Ky është turp dhe tmerr. Në një tjetër aksion kur ende Liria ishte në avantazh, Berat Hyseni qëllon me këmbë në kokë, portierin tonë në zonën e tij. As këtë Batalli ‘nuk e pa’! Kulmi arrin në min.68-të kur pranohet gol jo i rregullt dhe Batalli e pranon ate, 3:3 (’68) derisa futbollsitë vendas pengojn Blakqorin në zonën e pesëshit. Madje, ate edhe e rrëzuan (shihni xhirimet filmike). Kjo nuk mjaftoi ‘për kriterin’ e vlerësimit të B.Batallit! Më e keqja vie në min 70-të, kur Batalli që tashmë kishte ‘hapur llogarinë’ në kurriz të Lirisë, e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë, Roni Gashin. Domosdo, duhej krijuar përparësi numerike për të ndihmuar haptas në fitoren e Llapit. Loja shkon në vazhdime dhe goli i katërt, i fitores bie nga një pozitë e dyshimtë, 4:3 (’94).

Liria, ndonëse pati kundërshtar jo vetëm Llapin por edhe referët, prirë nga Besnik Batalli, luftoi dhe i mbajti leksion skuadrës së Llapit. Madje, këtë e pohonin shumica e atyre që ishin prezent e që ishin realist. Dhe fare në fund, Batalli nuk u kënaq me 9-të kartonë të verdhë. Ai, dha dhe një të kuq ndaj Arbër Likajt pa asnji justifkim. Marrja ska fund! Ky ‘arbitrim’ është nën çdo nivel. Liria, i bënë thirrje organeve përkatëse të FFK-së, të marrë masa urgjente ndaj sjelljes tendencioze dhe gjykimit krjetësishtë të njënashëm (duke ndikuar direkt në rezultat) të Besnik Batallit. Ai, tashmë për ne si klub është ‘non grata’. Poqese kështu vazhdohet të luhet me mundin dhe emocionet e futbollistëve dhe atyre që po finansiojnë. Kjo nuk qon askund, pos në shaktërrim të ndërtimit të vlerave të futbollit dhe sportit në përgjithësi. Futbollistët tanë, qajtën gjatë duke mos mundur të kapërdijnë tmerrin që u servoi Batalli dhe ndihmësit e tij. Kjo ishte në sy të opinionit, pasiqë u transmetua live. Presim që njerëz që ia duan të mirën futbollit (zyrtarët e pranishëm dhe ata të tjerët në FFK) të marrin masa ndja Besnik Batallit. Le të mos e pësojnë të tjerët, si ne!

Në fund edhe diçka për ‘mikpritjen’ llapjane. Ishte kryetari , Mirsad Çollaku dhe katër anëtar të Bordit, që Kryesia e Llapit as që u bëri ‘konak’. Ata, tërë kohën qëndruan në pjesën lindore në këmbë. Rregullat dhe mikpritja e thonë, se për këto raste atyre u duhet siguruar një komoditet të paktën me ndonjë karrige, ose tu sigurohet një hapësirë jashtë publikut. Ne, nëse keni harruar zotërinj të Llapit, në Prizren, iu ulëm në VIP pankinën modeste dhe ju sollëm karrige e ujë, pa u lënë anash, siq bëtë ju.Ju qoftë për nderë! Ndryshe pas përfundimit të ndeshjes, për shak të tensioneve pas përfundimit të saj, policia arrestoi një tifozë vendas, në dalje të stadiumit, shkaku i sjelljeve të pahijshme ndaj ekspeditës së Lirisë. Tifozët e Lirisë (me autobusin e thyer) dhe autobusi tjetër që barte futbollistët dhe stafin përcjellës, u deshë që shkaku i tensioneve, pas gjysëm ore të lëshojnë Podujevën, po në përcjellje të forcave policore”.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori