LAJMI I FUNDIT:

“Të pakënaqurit” marrin përgjegjësinë për shpërthimet në Prishtinë

“Të pakënaqurit” marrin përgjegjësinë për shpërthimet në Prishtinë

Një organizatë, ose grup, i cili identifikon veten me “Të pakënaqurit”, përmes një porosie elektronike, që i arriti redaksisë “Koha”, pak çaste më parë, mori përgjegjësinë për djegien e tri veturave zyrtare në disa rrugë të Prishtinës.

Në njoftimin, të cilin publikohet pa asnjë ndërhyrje gjuhësore a tjetër, thuhet: “mbram ne ora 11:45 i kemi kall 3 kerre te qeveris caku i sulmit nuk u kan naj ministri por qeverija e kosoves. kerret me 3z janë sulmu per qita. mesazhin e sulmit e gjani ne nje paroll qi u shkru te minisrija e kultures (nmuri) tradhtart e qeveris po e dhajn veriun na jemi kundër dhe t’mllefosun”.

Tri shpërthime në vetura zyrtare në Prishtinë


Tri shpërthime të ndara kanë ndodhur rreth mesnate në vetura zyrtare institucionale në Prishtinë. Njëri shpërthim ka ndodhur në lagje "Ulpiana", njëri te Xhamia e Llapit dhe shpërthimi i tretë ka ndodhur në Bregun e Diellit.

Të tria shpërthimet kanë ndodhur brenda 20 minutave. Në raportin e Policisë thuhet se në të tri shpërthimet nuk ka të lënduar.

Në rrugën “Rr.Bajram Bahtiri, shpërthimi i parë ka ndodhur në 23:45, shpërthimi i dytë ka ndodhur në rrugën “Sali Novica” në 23:50, ndërkaq shpërthimi i tretë në rrugën “Henry Dynan”, në 00:03.

Dy prej veturave zyrtare kanë qenë të tipit Toyota. Policia njoftoi se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Ndërsa, edhe një shpërthim tjetër raportohet të ketë ndodhur rreth orës 1 pas mesnate në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori