LAJMI I FUNDIT:

Tali i quan mantelbardhët kriminelë, reagon FSSHK: Ti s’ke kapacitet njerëzor, intelektual, e aq më pak profesional

Tali i quan mantelbardhët kriminelë, reagon FSSHK: Ti s’ke kapacitet njerëzor, intelektual, e aq më pak profesional

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka reaguar ndaj një deklarate të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali, i cili stafin mjekësor të QKUK-së i quan kriminelë.

“Ka po i degjoje vuatjet e nje pacientje te QKUK’es po them vetmeveti qysh me ringjalle disi xhaxhain!!!
Keta kriminele me mantila te bardhe qe i thone vetes mjeke vec Burreli apo Goli Otoku i bjen n’veti”, ka shkruar Tali në profilin e tij në Facebook.


Në reagimin e FSSHK-së thuhet se deklaratat e Talit janë antishtetërore, teksa për të thuhet se nuk ka kapacitet njerëzor, intelektual, politik e aq më pak profesional që të bëjë dallimin e dhimbjes nga sëmundja apo dhimbjes nga mostrajtimi siç e keni cituar në deklarimin tuaj.

“Kjo ndodh vetëm në Kosovë, kur njerëzit si qifti i Z.Driton Tali-t merr guximin që ti fyejë aq rëndë mantel bardhët e ti krahasoj me kriminel, aq më tepër kur ju keni qenë edhe kandidat për deputet nga Vetëvendosja.

Së pari z.Tali ju nuk keni kapacitet njerëzor, intelektual, politik e aq më pak profesional që të bëni dallimin e dhimbjes nga sëmundja apo dhimbjes nga mostrajtimi siç e keni cituar në deklarimin tuaj.

Z.Tali punëtorët shëndetësor në Republikën e Kosovës çdo ditë bëjnë punë heroike, përkundër mundësive dhe kushteve të cilat iu ofrohen nga shteti për të dhënë shërbim cilësor, gjë për të cilën politikanët e sojit tënd as që dëshirojnë ta dëgjojnë.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si gardiane e mbrojtjes së dinjitetit të mantel bardhëve shpreh indinjatën e thellë ndaj jush që në cilësinë e zyrtarit të një partie politike e cila në programin e saj ka në prioritet shëndetësinë, të bëj kësi cilësime, të cilat mund të kenë edhe pasoja juridike, shpresojmë që partia të cilës i takoni ju të distancohet nga deklaratat e tilla.

Është jonjerëzore, antikombëtare, antishtetformuese që të etiketoni, linqoni, ofendoni punën e mantel bardhëve me fjalë dhe thashetheme të kafeneve, kjo më së shumti ju shërben spitaleve në rajon të cilat i kemi “MIKE”.

FSSHK sinqerisht është duke menduar që të bëj padi kolektive sepse me këtë deklarim tuajin keni nxit urrejtje dhe ngjallë frikësim tek popullata, për këtë duhet dikush të jep përgjegjësi.

Z.Tali pasi përmendët disa sisteme të cilat do të na kishin ndëshkuar nëpër kampe, të jesh i sigurt se ti do të jesh i pari si politikan që do të vuante dënimin për ide anti kombëtare dhe anti shtetërore në këto burgje”, thuhet në reagimin e FSSHK-së, të nënshkruar nga Blerim Syla.

Ndaj deklaratës së Talit ka reaguar edhe drejtori i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi (KISCOMS), Xheladin Ujkani.

“Ti meriton jo vetëm distancim, por edhe shkarkim nga jeta politike dhe nga VV-ja, pas këtyre sulmeve ndaj mantelbardhëve. Nëse ke fakte, fol me emra, po mos i fut ne një thes të gjithë”, ka thënë Ujkani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori