LAJMI I FUNDIT:

Sot takimi i Komisionit për matjen e territorit

Sot takimi i Komisionit për matjen e territorit

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, do të mblidhet sot për herë të parë.


Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit.

Qeveria e Kosovës më 18 janar u ka bërë thirrje partive opozitare të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre në këtë takim.

“Duke pasur parasysh interesat vitale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe duke ditur zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për unifikim rreth kauzave shtetërore, Qeveria e Republikës së Kosovës i fton përfaqësuesit e tri subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, që t’i dërgojnë ekspertët e tyre në komision, kontributi i të cilëve do të ishte tejet i çmuar në këtë proces shtetëror”, është thënë në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrjen në punën e këtij komisioni e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç ata të tri subjekteve opozitare.

Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës; Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore; Lëvizja Vetëvendosje!; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; Nisma për Kosovën; Dy ekspertë nga organizatat e shoqërisë civile; Agjencia e Kadastrës; Agjencia e Ujërave; Agjencia e Pyjeve; KOSTT-i; Agjencia Kosovare e Privatizimit; Policia e Kosovës; Agjencia e Statistikave të Kosovës; Komuna e Pejës; Komuna e Deçanit; Komuna e Burimit;  Komuna e Junikut; Dy përfaqësues nga zona e Rugovës së komunës së Pejës.

Kurse në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë; Bashkimi Evropian; KFOR-i.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori