0Shares

Sipas studimeve të shumta nga mjekësia alternative, konsumimi i brokolit dhe sojës, ulin rrezikun e shfaqjes së kancerit të prostatës.

Dr. Hysni Dankshi

Nga studimet e bëra kohët e fundit nga mjekësia alternative në Stokholm në Suedi është vërtetuar se ushqimet me shumë yndyrë janë rrezik për kancerin në prostatë. Personat që pinë dy gota qumësht me yndyrë në ditë janë më të prirë për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Më pak të rrezikuar janë ata persona që konsumojnë një gotë qumësht në ditë, ata që nuk pinë fare ose ata që konsumojnë qumësht të skremuar dhe pa yndyrë.

Gjithashtu mjekët popullorë kanë bërë të ditur se personat që kanë konsumuar sasi të mëdha djathi apo vezësh dhe mish me yndyrë kanë qenë më të favorizuarit për t’u prekur nga ky lloj kanceri që prek meshkujt.

Faktori kryesor pse qumështi ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundjeje janë yndyrat. Konsumimi më i tepërt se tri gota qumësht të yndyrshëm në ditë zmadhon rrezikun për kancerin në prostatë për më shumë se dy herë. Për këtë mjekët u rekomandojnë moshave të treta që të konsumojnë sa më shumë qumësht të skremuar që të mbrohen nga kjo sëmundje.

Gjithashtu, këta persona duhet të konsumojnë sa më shumë perime të gjelbra dhe çajra bimorë.

Preparatet bimore nga brokoli kamë dhënë rezultate të kënaqshme për kurimin e prostatës. Brokoli ka vlera të ulëta kalorike dhe nuk ndikon në rritjen e yndyrave në gjak. Ai përmban vitaminat K, C, E, B1 dhe B2, acid folik dhe provitamina minerale.

Ky preparat kurues rekomandohet të përdoret nga personat që kurohen me antibiotikë, kimioterapi ose rrezatim para dhe pas operacionit të tumoreve si dhe nga personat që kanë probleme në prostatë. Ky ilaç bimor mund të përdoret nga të gjithë për t’u mbrojtur në të ardhmen nga problemet që shfaqen nga sëmundjet tumorale.

Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, sidomos ato të pasura me shumë vitaminë C, kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt kancerit në prostatë. Evitoni nitratin dhe kaliumin. Këta përbërës nitrogjenë njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi të zhvillimit të kancerit në prostatë. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salsiçe. Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës, si dhe që janë me shumë kripë.

Në vendet ku tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet me shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel me të lartë të të prekurve nga kjo sëmundje. Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit. Hiqni dorë nga mishi i kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit.

Shkaqet e tumorit në prostatë janë: ushqimi, abuzimi me alkoolin, duhani, trashëgimia, disa gjendje të ashtuquajtura prekancerozë, etj. Faktor rrezikues janë gjendjet pas heqjes kirurgjikale të një pjese të stomakut.

Efektet e sojës. Soja shihet si një armë tepër e fuqishme për të luftuar kancerin e prostatës. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se një molekulë e quajtur “Equol”, e cila prodhohet nga stomaku gjatë procesit tretës të sojës, arrin të bllokojë veprimin e një hormoni DHT, që lidhet me hipertrofinë prostatike beninje dhe malinje.

Studimi i publikuar në “Biology of Reproduction”, që është kryer nga studiuesit e “Children’s Hospital Medical Center” në SHBA, ka dhënë shumë shpjegime sidomos për jetëgjatësinë e japonezëve, në veçanti të burrave që preken më pak nga kanceri në prostatë sesa meshkujt që jetojnë në vende të tjera të botës.

Merita e sojës për kurimin e kancerit në prostatë duket se i atribuohet zakoneve të japonezëve për të konsumuar sojë. Tashmë shpresa është që të arrihet të saktësohen medikamentet që shfrytëzojnë aftësinë e sojës për të kuruar tumorin në prostatë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)