LAJMI I FUNDIT:

Sekreti për t’u dukur e bukur pa makijazh qëndron te vetullat

Sekreti për t’u dukur e bukur pa makijazh qëndron te vetullat

Thjeshtësia gjithmonë ka qenë në trend!

Sot shumica e vajzave shpenzojnë shumë kohë duke vendosur makijazh me qëllim që të duken sikurse nuk ka vënë fare.


Në fakt, një studim i fundit ka treguar se femrat shpenzojnë rreth gjysmë ore në ditë duke u lyer asisoj që të duken sikurse nuk janë lyer fare.

Por, mjafton ta ndiqni këtë rregull bukurie dhe do të dukeni e mahnitshme pa vendosur ndonjë produkt në fytyrën tuaj: bëni vetullat tuaja të duken përsosur dhe e gjithë fytyra do t’ju duket natyrale!

Në një fytyrë pa makijazh, vetullat automatikisht bëhen qendra e vëmendjes, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për to! /Telegrafi/