LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce Ghost, i mbuluar me njëmijë diamante të shtypura (Foto)

Rolls-Royce Ghost, i mbuluar me njëmijë diamante të shtypura (Foto)

Është një nga veturat më të shtrenjta, por dikush që ka para pa fund, dëshiron që të ketë dukje edhe më të veçantë.

Modelit Ghost nga Rolls-Royce i është shtuar edhe epiteti elegant, meqë sipër tij do të jenë njëmijë diamante të shtypura, që i japin shkëlqim të veçantë, transmeton Telegrafi.


Nuk dihet kush është blerësi i këtij modeli që ka kërkuar këtë shtesë tepër të shtrenjtë. Sidoqoftë, të gjithë ata që duan ta shohin makinën me pluhurin e gurëve të çmuar, e kanë mundësinë gjatë ditëve në vijim të Geneva Motor Show. /Telegrafi/