LAJMI I FUNDIT:

Rama: Vlora bën bashkë Kosovën dhe Shqipërinë

Rama: Vlora bën bashkë Kosovën dhe Shqipërinë

Partia Socialiste ka zhvilluar në qytetin bregdetar të Vlorës mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore, qytet ku edhe kreu i PS, Edi Rama, është në listë për deputet.

“Nëse ka një vend që i bën bashkë Kosovën dhe Shqipërinë, ajo është Vlora”, u shpreh Rama, teksa theksoi se Vlora do të ishte edhe vendi që ai do të kalonte ditët e tij të fundit.


Po nga Vlora, Rama premtoi se nëse do t’i besohet sërish qeverisja e vendit, do të bëjë më shumë nga sa ka bërë gjatë mandatit të tij të parë. “Në 44 muaj kam bërë për Vlorën jo aq sa desha, por aq sa munda. Për 4 vitet e ardhshme nëse do ma jepnin mundësinë, do të bëj për Vlorën dhe Shqipërinë katërfishin e atyre që janë bërë në këto 44 muaj”, deklaroi Rama.

Më tej Rama u ka kërkuar falje qytetarëve për sjelljen punonjësve në administratë, duke theksuar se kjo nuk është administrata që u duhet shqiptarëve. “I kërkoj falje çdo qytetari për çdo abuzim në zyrat e shtetit. Nëse ka një gjë që më bën më njerëzor përpara çdo qytetari është sjellja e neveritshme e administratës. Kjo nuk është administrata që duam”, theksoi Rama.

Rama i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen dhe të votojnë numrin 2, pasi sipas tij pasi partitë e tjera kërkojnë të ndajnë shqiptarët për të ndarë tepsinë e pushtetit.

“Të tjerët dua t’ju mbajnë juve të ndarë për tepsinë e pushtetit, ndërsa unë dua që të ju bashkojë juve me njëri tjetrin. Zgjidhni numrin dy, të bashkohemi për të gjithë këtë Shqipëri.”, tha Rama.

“Më 25 qershor është dita që çdo shqiptar ta bëjë fletët e votimit flamur kuqezi ndaj çifligut të partive. Kush mungon në 25 qershor e lë të hapur shtegun për të këqijat”, u shpreh kryeministri.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori