LAJMI I FUNDIT:

Policia refuzon sërish kërkesën për faljen e xhumasë tek Ura e Ibrit

Policia refuzon sërish kërkesën për faljen e xhumasë tek Ura e Ibrit

Përfaqësues të Bashkësisë Islame kanë kërkuar sërish nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, që t’ju mundësohet sot falja e namazit të Xhumasë tek lokacioni i vjetër i xhamisë së Ibrit në veri të këtij qyteti, mirëpo një kërkesë e tillë është refuzuar për shkaqe të sigurisë.

Qytetarët që kishin ardhur për t’u falur sot këtu, u shprehën të indinjuar për mos realizimin e qëllimit të tyre. Isak Ibrahimi, njëri prej atyre që kishte ardhur të falet sot tek ura e Ibrit, tha se askund në botë nuk u ndalohet hyrja qytetarëve nëpër faltore, qofshin ato kisha apo xhamia.


“Nuk ka shtet në botë mos me i lënë njerëzit me hy nëpër kisha dhe xhamia, ose nëpër faltore të ndryshme. Kjo po shihet qartë. Prezenca e policisë, është vend i shenjtë, është ceremoni fetare, nuk ka qenë protestë për me u ndalu”, ka thënë Ibrahimi.

Edhe Afrim Azemi, një bashkatdhetar me punë të përkohshme në Gjermani, ka bërë të ditur se është lindur dhe rritur në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas tij, ai bashkë me dy djemtë e tij kanë shfaqur dëshirën që të falen sot në veri, por nuk arritën.

“Dëshira ime ishte sot që ta fali namazin e xhumasë në pjesën veriore. Jetoj në Gjermani kohë të gjatë, dhe tani kam ardhë më djemtë e mi këtu pranë ish- xhamisë sepse edhe ata kanë shprehur dëshirë, por nuk po ekziston mundësia me fal namazin e xhumasë”, theksoi Azemi.

Ndërsa, Izet Feka, sekretar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, u shpreh i bindur se Policia në veri do ta shqyrtojë në të ardhmen kërkesën e tyre më seriozisht dhe do të ketë në konsideratë mendimin, dëshirën, si dhe nevojën e xhematit për faljen e xhumasë në këtë lokacion. Ai ka potencuar se ky problem është më shumë politik, se sa që po orientohet në aspektin e sigurisë.

“Ne kemi bërë një kërkesë sot me fal xhumanë. Është refuzuar ajo kërkesë prej policisë, por besoj se në të ardhmen kanë me shqyrtu këtë kërkesë më seriozisht dhe besoj se kanë me pas në konsideratë edhe mendimin, dëshirën apo nevojën e xhematit…Në bazë të ligjit, në vendet ku ekziston prona e BI-së dhe prona e komuniteteve fetare, nuk kërkohet leje, kërkohet vetëm një paralajmërim…Mirëpo, besoj se nuk është krejt çështja te siguria, është më shumë një çështje tjetër, ajo politike, por besoj se kanë me na kuptu dhe këtë çështje kanë me zgjidhë qysh është më së miri”, tha Feka.

Në anën tjetër, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka qartësuar se policia asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk është kundër kryerjes së ritualeve fetare të cilitdo komunitet qofshin ato. Mirëpo, shtoi ai, për policinë është shumë me rëndësi që kryerja e këtyre ritualeve, të bëhet në mënyrën më të sigurtë për qytetarët dhe të mos ketë incidente.

“Arsyetimet tona kanë qenë të pranuara edhe nga vetë kreu i BI-së…Mënyra e zgjidhjes së këtij problemi duhet të zgjidhet në forma tjera, nga pushteti lokal deri në nivelin e pushtetit qendror…Policia e Kosovës vetëm mbi bazën e sigurisë nuk ka lejuar një tubim të tillë. Sa për t’u mos u keqkuptuar, nuk është çështja se falja e një namazi paraqet rrezik për një pjesë tjetër, dhe policia e Kosovës nuk është kundër kryerjes së këtyre ritualeve, por qëllimi është që ne t’i mbrojmë këta persona që bëjnë faljen e këtij namazi që kjo të bëhet në mënyrën më të sigurt dhe tërë kjo të kaloj pa incidente”, ka thënë Hoti./KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori