LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës ka plan operacional për derbin Gjilani – Drita

Policia e Kosovës ka plan operacional për derbin Gjilani – Drita

Policia e Kosovës është e gatshme që të ruaj rendin dhe qetësinë në kryendeshjen Gjilani – Drita, e cila do të zhvillohet këtë të diele.

Majori Remzi Azemi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka thënë se gjatë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes nuk do të lejohen veprime huliganeske, prishje të rendit dhe të qetësisë.


Ai ka thënë se policia gjithmonë ka dhënë kontribut në mbarëvajtjen e kryendeshjes, gjë të cilën do ta bëjë edhe tashti.

“Si gjithmonë ne bëjmë vlerësimin e situatës dhe në bazë të këtyre vlerësimeve ne ndërmarrim edhe masat e sigurisë, ne kemi caktuar numër të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë tërë ndeshjes”, thekson majori Azemi, i cili ka shtuar se ka pasur takim me përfaqësuesit e ty tifo klubeve të “Intelektualëve” dhe “Skifterëve” dhe u ka bërë të qartë se nuk do të lejojnë veprime të cilat bien në ndesh me ligjin, ndërsa veprimet e policisë do të jenë konform situatës së krijuar në teren dhe në asnjë moment nuk do të lejohet prishja e imazhit të qytetit dhe kulturës së publikut gjilanas.

“Ne që nga orët e hershme të mëngjesit do t’ju vëzhgojmë, andaj harroni ekseset e mundshme, ne ju paralajmërojmë do të jemi të pa kompromis andaj është mirë ta shijoni këtë ndeshje futbollistike, ne jemi për juve që t’ju krijojmë kushte optimale për kënaqësinë e juaj”, tha Azemi.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori