LAJMI I FUNDIT:

Po filmonte dhe transmetonte drejtpërdrejt në internet veten dhe gruan e tij, kur një veturë e godet (Video, +18)

Po filmonte dhe transmetonte drejtpërdrejt në internet veten dhe gruan e tij, kur një veturë e godet (Video, +18)

Një burrë po filmonte drejtpërdrejt në internet momentin derisa po qëndronte në trotuar me gruan e tij, kur një veturë e godet.

Emre Temel 26-vjeç po priste para një restoranti në provincën Samsun në Turqi së bashku me gruan e tij Tugba 25-vjeçe, kur një veturë që po vinte prapa tyre humb kontrollin dhe e godet, transmeton Telegrafi.


Dyshja kishin parkuar motoçikletën dhe po filmonin drejtpërdrejt derisa po qëndronin para restorantit.

Por, papritmas një veturë e bardhë prapa shpinës së tyre që po lëvizte me shpejtësi të madhe e godet. Disa sekonda më vonë, dëgjohet gruaja e tij duke bërtitur nga ajo çfarë e kishte gjetur bashkëshortin e saj.

Si pasojë e kësaj përplasje të tmerrshme, Emre raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tugba shpreson që pamjet e filmuara dhe transmetuara drejtpërdrejt në internet, do t’i ndihmojnë që shoferin e veturës që ia goditi bashkëshortin të sillet para drejtësisë.

“Atë natë dolëm me bashkëshortin. Dhe derisa po prisnim para restorantit pasi kishte shumë mysafir, Emre vendosi të filmojë atmosferën edhe pse një gjë të tillë nuk e ka shprehi ta bëjë, por ja që atë ditë e bëri. Por, tani ai është duke luftuar për jetë sepse kurrë nuk ka besuar se një veturë do ta godet derisa qëndron në trotuar. Presim që nëse gjatë 48 orëve të ardhshme do të ketë ndryshime”, ka deklaruar Tugba. /Telegrafi/