LAJMI I FUNDIT:

Përplot pasiguri për biznesin

Përplot pasiguri për biznesin

Viti 2017 do të jetë edhe më turbulent, me shumë rreziqe dhe pasiguri të vazhdueshme  si në planin politik ashtu edhe atë ekonomik, shkruan gazeta KOHA.

Ky vit sipas odave ekonomike të Maqedonisë madje do të jetë më i vështirë gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Në kushte të këtilla të rënda që gjendet biznesi për momentin biznesmenët shprehet të shqetësuar nga vonesa e formimit të Qeverisë së re që firmat të mund të vazhdojnë t’i realizojnë planet e tyre e jo të jenë peng i krizës politike për formimin e Qeverisë së re.


“Formimi sa më i shpejtë i qeverisë së re, një qeveri që në të ardhmen do të jetë transparente, me institucione funksionale, më një strategji afatgjatë për zhvillim ekonomik  dhe të instalon biznesin si prioritet në agjendën e saj politike”, thotë për KOHA, Daniella Arsovska, kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE).

Sipas Arsovskës kur kemi parasysh se vitin që lamë pas ishin prezente shumë faktorë rreziku në mënyrë të drejtpërdrejtë  ndikuan që sektori privat të zvogëlon kapacitetet punuese gjë që ndikojnë në uljen e aktiviteteve ekonomike në Maqedoni.

”Bizneset një kohë të gjatë po ballafaqohen më shumë sfida  si nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm  të cilat dukshëm ndikuan në vendimmarrjet e tyre të rritur investimet e tyre apo aktivitete e tyre punuese. Prandaj viti 2017 do të jetë edhe më turbulent, me shumë rreziqe dhe  pasiguri të vazhdueshme  si në planin politikë dhe at ekonomik si deh do të jetë më i vështirë këtyre 10 viteve të fundit”, thotë Daniella Arsovska, kryetare e LOE-s.

Edhe nga Oda  Ekonomike e Maqedonisë shprehen se mos formimi i Qeverisë së po e ngulfat biznesin privat dhe vlerësojnë se sa më shpejtë duhet të formohet Qeveria e re dhe në krye të agjendës të këtë biznesin, të rrisë përgjegjësinë e llogaridhënies, të vazhdon me investime kapitale dhe të përmirëson gjendjen ekonomike gjegjësisht të punoj më shumë në rritjen ekonomike që do t’i bënte më shumja konkurrente firmat në Maqedoni në tregjet e treta.

“Kyçe janë tre prioritete, arritja e marrëveshjes midis sektorit publik dhe privat, përpilimin e një strategji afatgjate për zhvillim ekonomik, paraprakisht të bënë regjistrimi e popullatës dhe modelimin e sistemit të odave ekonomike në drejtim të zhvillimit të shtetit që është shumë i rëndësishëm për barabarësinë e kompanive vendore me ato të jashtmet”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) thonë se viti 2017 nuk do të jetë vit pozitiv dhe gjykuara në bazë të platformave ekonomike të partive politike që fituan zgjedhjet, shteti do të vazhdon të futet në borxhe të reja prandaj është më se nevojshme në kohë sa më të shkurtë të formohet qeveria e re.

“Duke marrë në konsideratë periudhën në të cilën po kalojmë, një periudhë e paqartësive të mëdha dhe mbi të gjitha kohë kur të gjithë subjektet politike të cilat pretendojnë të drejtojnë qeverinë e ardhshme ndodhen përballë gjykimit të elektoratit që i ka votuar, presim që megjithatë të kemi një qeveri  që kryesisht do merret më shumë me çështje të legjislacionit se sa një qeveri pro aktive përballë zgjidhjes së problemeve ekonomike. Si e tillë, nuk mund të presim që viti 2017 të jetë viti kur mund të ndodhin mrekulli ekonomike, megjithatë duhet patjetër të jetë viti kur do ndodh stabiliteti i vërtetë ekonomik përballë prognozave që duhen të jenë reale nga ana e institucioneve përkatëse, respektivisht Bankës Popullore dhe Ministrisë së financave, për një rritje ekonomike mes 3 për qind dhe 5 për qind”, thonë nga OEMVP-ja.

Sipas OEMPV-së  më rëndësishme që duhet të realizohet është të kemi një qeveri stabile, që nuk do ketë target vetëm përmirësimin e subjekteve ekonomike në periudhën e ardhshme, por përkundrazi do jetë e fokusuar në realizmin e reforma cilësore.

“Kjo nënkupton çlirimin e sistemit gjyqësor nga ndikimi i stërngarkuar politik,  orientimin e investimeve kapitale në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, përmirësim të sistemit shëndetësorë, depolitizim dhe ngritje të cilësisë së sistemit arsimor dhe mbi të gjitha implementimi dhe respektimi në praktikë i Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal. Maqedonia përballë këtyre reformave të domosdoshme duhet parë si një tërësi dhe jo si dy Maqedoni paralele, njëra që fillon nga Shkupi dhe përfundon ne Ohër dhe Strumicë kur kemi të bëjmë me investimet, dhe një Maqedoni tjetër të përfshin edhe pjesën perëndimore kur  kryesisht kemi të bëjmë me realizimin e inspektimeve të ndryshme apo edhe gjenerimin e të ardhurave për të mbush buxhetin e shteti”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori