LAJMI I FUNDIT:

PDK-ja në Viti ka telashe

PDK-ja në Viti ka telashe

Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Viti , ka reaguar ndaj ecurisë së procesit zgjedhor që po mbahet në këtë komunë. Në një komunikatë për media thuhet se përplasjet e fundit në Degën e PDK-së në Viti ngjallin shumë dilema, por mbi të gjitha mbetet dilema se nga po shkon Dega e PDK-së në Viti.

“Dega e PDK-së në Viti në zgjedhjet e brendshme partiake, që janë në vazhdim e sipër, duket sikur është ‘e sëmurë’ nga lufta e brendshme për pushtet dhe nga meritokracia. Me këtë rast, parashtrohet pyetja kur, nga kush dhe pse filloi kjo përçarje apo ‘luftë’ e brendshme?”, thuhet në komunikatë për media, transmeton Kosovapress.

Në kumtesë më tej thuhet se “PDK-ja në Komunën e Vitisë deri në vitin 2007 ishte në opozitë. Me ardhjen në pushtet të PDK-së qytetarët e Komunës së Vitisë votuan për ndryshime dhe ndryshimet janë evidente, për të cilat shumica sot janë të kënaqur. Në këto zgjedhje kryetar i Komunës u zgjedh, Nexhmedin Arifi nga PDK, ndaj të cilit qytetarët e Komunës së Vitisë kishin respekt dhe admirim të veçantë”.


“Një pjesë e Kryesisë së PDK-së, së bashku me Kryetarin e Degës së PDK-së së Vitisë, Daut Xhemajli, me rastin e marrjes së vendimit për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Vitisë nga pozita e Sekretarit të Degës së PDK-së, në mungesë kuorumi dhe në momentin kur sekretari i Degës nuk ishte fare në Kosovë, por në udhëtim zyrtar jashtë vendit, i ngjan skenarëve të filmave të konspiracionit”.

“Një gjë që duhet ta dini është, se këto veprime tuaja nuk kanë mbështetje në demokracinë, që ne përqafojmë. Janë logjika të mbrapshta të mbetjes në pushtet me çdo kusht, që më shumë më ngjallin asociacione e regjimit të Gadafit, Mubarakut, Asadit, Lukashenkos e Kastros. Sepse jeni të motivuar nga idetë e tyre mbi pushtetin, pikë referente e të cilave është në thënien se ‘njëherë nëse zgjedhem, do të duhej gjithherë të zgjedhem’. E keqja më e madhe qëndron në atë se ju as që jeni zgjedhur ndonjëherë në mënyrë demokratike, siç bëhen zgjedhjet partiake”, thuhet në reagim.

Ndryshe,ky reagim është bërë në emër të Anëtarëve të Kryesisë së Degës se PDK-së në Viti, kryetarëve të nëndegëve dhe anëtarëve të PDK-së, që janë të brengosur me ndodhitë në Degën e PDK-së në Viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori