LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Torino – Juventus

Parashikim: Torino – Juventus

Një nga derbit më të zjarrtë lokalë në Evropë do të zhvillohet në Torino të dielën. Dy skuadrat nga i njëjti qytet gjenden në një moment të mirë dhe kjo do të jetë një përballje në të cilën ia vlen të shikohet më në detaje.

Vendi: Stadio Olimpido, Torino
Koha: 11 dhjetor, e dielë


Lajmet rreth ekipeve

Torino
Sinisa Mihajlovic edhe një herë do të duhet të vendosë mes Davide Zappacostas dhe Lorenzo De Silvestrit në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa Dniele Baselli ose Afryie Acquah janë në mesfushë.
Në sulm nuk ka dilema, pasi Andrea Belotti do ta udhëheqë sulmin pas rinovimit të kontratës.

Juve pa katër lojtarë në derbi ndaj Torinos
Lexo po ashtu Juve pa katër lojtarë në derbi ndaj Torinos

Juventus
Përkundër rëndësisë së ndeshjes, Massimiliano Allegri arriti që të bëjë rotacione të suksesshme në ekipin e tij këtë mesjavë në Ligën e Kampionëve, teksa pjestarë të ekipit do të kthehen me energji të plota këtë fundjavë në derbi.
Dybala është gati të startojë, por Mandzukic dhe Higuain janë favoritë për të nisur nga minuta e parë.

Goli  parë u realizua nga Gonzalo Higuain

Top lojtarët

ultras-vreshtaret-1

A e dini se?

Juventusi ka fituar 33 nga 38 ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka fituar 10 nga 11 ndeshjet e fundit ndaj Torinos në të gjitha garat.

Janë shënuar së paku tri gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Torinos në shtëpi.

Janë shënuar së paku tri gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Juventusit në Serie A.

Në ndeshjet mes Torinos dhe Juventusit janë shënuar së paku tri gola në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Torino ka fituar në pjesë të parë dhe në pjesë të dytë në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka fituar në pjesë të parë dhe në fund të ndeshjes në tri ndeshjet e fundit ndaj Torinos në të gjitha garat.

Torino ka shënuar së paku dy gola në shtëpi në pesë ndeshjet e fundit.

Torino është e pamposhtur në shtëpi në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

Juventusi ka shënuar së paku dy gola në tri neshjet e fundit ndaj Torinos në të gjitha garat.

Formacionet e mundshme: Torino - Juventus
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Torino - Juventus

Analiza

Torino do të kishte dashur të hynte në këtë duel me katër fitore rresht, por planin e prishi Sampdoria javën e kaluar. Torino tash është lënë prapa nga Napoli në luftë për një vend në Evropë, teksa Fiorentina po ashtu po afrohet nga prapa bashk me Interin.

Juventusi është i vetmi klub në Evropë që ka arritur të jetë lider në grupin e Ligës së Kampionëve dhe lider në kampionatin vendor. Bianconerët janë katër pikë para Romës dhe Milanit dhe janë në rrugë të mirë për të fituar titullin e gjashtë rresht në Serie A.

Natyrisht, asgjë nuk do t’i gëzonte më shumë tifozët e Torinos se të ndalin Juventusin në luftën për titull.

Përkundër faktit se Juventusi hyn favorit në këtë takim, forma e jashtëzakonshme e Torinos në ndeshjet e fundit, e sidomos në shtëpi do t’ia bëjë të vështirë Juventusit të dalë edhe me një barazim nga dueli me skuadrën e qytetit.

Parashikimi: Torino 2-2 Juventus

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori