LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Askush nuk po merret me hallet e qytetarëve

Pacolli: Askush nuk po merret me hallet e qytetarëve

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë  se askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve dhe për izolimin tonë ndërkombëtar.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e “politikës” dominojnë vetëm konfrontimet rreth debatit, se kush do të jetë Kryeministër”.


Postimi i plotë i Pacollit:

“E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?

Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar. Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet?

Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e “politikës” dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër.

Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t’a shprehur këtë” (sic), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori