LAJMI I FUNDIT:

Organizatat joqeveritare kërkojnë mekanizëm për kontroll të policisë dhe gjyqësisë

Organizatat joqeveritare kërkojnë mekanizëm për kontroll të policisë dhe gjyqësisë

Tetë organizata joqeveritare kanë dorëzuar deri te Qeveria dhe te institucionet e resoreve përkatëse propozime të përgatitur për kontroll të policisë dhe agjencive për sigurim dhe kundërzbulim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto propozime parashihet vendosja e mekanizmave të jashtëm për kontroll qytetar të policisë, e gjithë kjo sipas rekomandimeve të Këshillit Evropian. Përveç krijimit të mekanizmit të ri, sugjerohet edhe përmirësimi i mekanizmit aktual për kontroll ku rekomandohet formimi i grupeve të punës dhe sjellja e zgjidhjeve ligjore dhe nënligjore.


Një ndër prioritetet e këtyre ndryshimeve është edhe kontrolli financiar brenda MPB-së dhe përmirësimi i integritetit të punonjësve të saj. Parashihen edhe ndryshime në Ligjin për komunikimet elektronike me qëllim të heqjes së rolit ndërmjetësues që mdan DSK-ja dhe qasja direkte në pajisjen teknike që mundëson ndjekje të sinjalit të komunikimit. Në propozime kalon edhe sugjerimi për përforcim të kontrolit të Kuvendit mbi punën e Agjencisë për sigurim dhe kundërzbulim, të vendosen dënime më të larta për të punësuarit te operatorët telefonik të cilët në mënyrë të paautorizuar do të bëjnë ose mundësojnë qasje deri te të dhënat-meta ose deri te përmbajtja e komunikimeve si dhe të hapet debat për mbikëqyrje qytetare dhe atë të ekspertëve.

Shoqatat joqeveritare theksojnë se do të kërkojnë zgjidhje ligjore që do të detyrojë gjykatat të shpallin kërkesat për ndjekje të komunikimit që kanë pranuar nga organet shtetërore përkatëse, numrin e kërkesave të pranuara dhe atyre të refuzuara. Ky detyrim kërkohet të jetë i vlefshëm edhe për operatorët, të cilët do të duhet të shpallin statistika për numrin e urdhëresave të pranuara dhe numrin e linjave telefonike të ndjekura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori