LAJMI I FUNDIT:

Nishani takoi ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së

Nishani takoi ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani zhvilloi pasditen e sotme një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe Ambasadoren e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Në këtë takim u bisedua rreth shqetësimit zyrtar të ngritur nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili lidhur me ushtrimin e detyrave të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.


Presidenti Nishani bëri me dije, se duke e konsideruar reformën në drejtësi me rëndësi jetike për vendin, e ka mbështetur që në gjenezë, si nismëtar i procesit, duke kulmuar me miratimin konsensual në Parlamentin shqiptar të paketës kushtetuese.

Presidenti Nishani theksoi se e konsideron shumë të rëndësishme mbështetjen konsensuale edhe të fazës së zbatimit të kësaj reforme, duke iu përmbajtur detyrimit të të gjitha palëve për të respektuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në këtë kontekst, kreu i shtetit shqiptar vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-të dhe BE-në në realizimin e kësaj reforme përmes një procesi të paanshëm, ligjor dhe të besueshëm për qytetarët shqiptarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori