LAJMI I FUNDIT:

I ngec dora tek dera, treni tërheq zvarrë gruan për 20 metra (Foto)

I ngec dora tek dera, treni tërheq zvarrë gruan për 20 metra (Foto)

Shoferi i një treni është paraqitur në gjykatë pasi akuzohet se kishte mbyllur derën e trenit para kohe, me ç’rast një gruaje i kishte ngecur dora brenda dhe kështu ishte tërhequr zvarrë për më shumë se 20 metra.

Një fotogaleri e publikuar në internet, shfaq momentin kur gruas i ngec dora në derën e trenit, duke e detyruar atë të vrapojë duke shpresuar se do të arrij ta nxjerr por ndodhi e kundërta – ajo u tërheq zvarrë për dhjetëra metra, transmeton Telegrafi.


Por edhe pse u tërhoq zvarrë për më shumë se 20 metra, 60-vjeçarja në momentet e fundit arriti ta nxjerr dorën para se të binte në shinat e  trenit.

Ajo ka pësuar lëndime në kokë, dorë dhe në shpinë dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në stacionin e trenit Harlington në Londër.

Ndërkaq, shoferi i trenit Stephen Murdoch 44-vjeç, akuzohet për neglizhencë në punë, duke i shkaktuar lëndime trupore pasagjeres. /Telegrafi/