Më 27 qershor ka hyrë në fuqi ligji i ri për automjete, i cili parasheh rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave. Sipas këtij ligji, nga janari i vitit të ardhshëm askush nuk mund të importojë automjet më të vjetër se 10 vjet. Ligji i ri për automjete ka sjell ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve.
Të gjithë ata që dëshirojnë të importojnë automjete më të vjetra se 10 vjet, këtë mund ta bëjnë deri në fund të dhjetorit të 2017-s.
Pas këtij muaji, asnjë person nuk do të mund të regjistrojë veturat në targa e Republikës së Kosovës më të vjetra se 10 vjet.
Ligji i ri për automjete që ka hyrë në fuqi më 27 qershor 2017, ka sjell ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve. Kështu thonë hartues të ligjit në Ministrinë e Infrastrukturës (MI).
Habib Hasani, zyrtar në Departamentin e Automjeteve në MI thotë se me Ligjin e ri një person mund të regjistrojë automjetin e tij pa pasur patentë shoferi. Ndërsa, shton se më asnjë automjet nuk mund të blihet, shitet apo te regjistrohet pa u paguar të gjitha gjobat që janë shqiptuar ndaj personit që ka bërë kundërvajtje në trafik. Ligji i ri parasheh ndëshkime edhe për të gjithë ata që bëjnë ndërrimin e kilometrave të veturave. /RTK/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Karnavali Golden Eagle bashkon artistët më të mirë shqiptarë
Biznesi po merr teposhtën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë