LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Shkup organizohet debat për çështje evropiane

Nesër në Shkup organizohet debat për çështje evropiane

Shoqata e të Rinjve Europian Federalistë-Maqedoni (XHEF Maqedoni), në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert – zyra në Shkup, organizojnë debatin festiv ku do të festohet edhe përvjetori i XHEF Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtij viti, XHEF Maqedoni organizoi një seri debatesh, të ashtuquajtura “Europe Talks”. Ky debat është vazhdimësi e të kaluarave, me titull „Hyrja në Parlament, dalja nga kriza, antarësimi në BE“.


Aktiviteti mbahet nesër në Shkup, me fillim në ora 14:00.

Në këtë temë do të diskutojnë: Christine Althauser, Ambasadore-Republika e Gjermanisë, Besa Arifi, Profesoreshë – Universiteti i Europës Juglindore, Dona Kosturanova, Drejtoreshë – Forumi për Edukim Rinor, Svetlana Siljanoska, Sekretar Gjeneral – Xhef Maqedoni, Tanja Afner Ademi, Ekspert për zhvillim të shoqërisë, Blazhen Maleski, Kryetar – Këshilli Nacional për të Rinj në Maqedoni, Bojan Mariçiq, Drejtor – Eurotink: Qendra për strategji europiane, Nano Ruzhin, Ish-Ambasador i Maqedonisë në NATO, Rektor në Universitetin FON, si edhe Nikolla Dimitrov, Ish-zëvendës Ministër për Punë të Jashtme dhe Ambasador i Maqedonisë në SHBA dhe Holandë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori