LAJMI I FUNDIT:

Aktivistja Blenda Asllani e quan ‘të kundërligjshëm’ vendimin e rektorit të UP-së për pezullimin e profesorit Krasniqi

Aktivistja Blenda Asllani e quan ‘të kundërligjshëm’ vendimin e rektorit të UP-së për pezullimin e profesorit Krasniqi

Aktivistja nga Lëvizja Feministe Studentore, Blenda Asllani, e ka quajtur të kundërligjshëm vendimin e Universitetit të Prishtinës për pezullimin nga puna të profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmim seksual.

Asllani ka cituar Rregulloren për mbrojtjen nga ngacmimi seksual në UP dhe Statutin e UP-së, të cilat mendon se janë shkelur nga Këshilli i Etikës (KE) i UP-së gjatë trajtimit të rastit.


Ajo i ka udhëhequr protestat e mbajtura nga Lëvizja Feministe Studentore për këtë rast.

Sipas Rregullores për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimi seksual dhe ngacmimi në Universitetin e Prishtinës, KE duhet ta kontaktojë të dyshuarin menjëherë pas pranimit të denoncimit, jo më vonë se pesë ditë kalendarike pas pranimit të denoncimit formal.

“Këshilli i Etikës e kontakton subjektin e dyshuar menjëherë pas pranimit të denoncimit dhe e fton në intervistim, jo më vonë se pesë ditë kalendarike pas pranimit të denoncimit formal për ngacmim ose ngacmim seksual, duke u siguruar që subjekti i dyshuar është njoftuar dy ditë më herët”, thuhet në nenin 11, paragrafi 3, të rregullores së UP-së.

“Këta janë ftu tri javë më vonë, kur ia kanë nisë protestat edhe kur rasti ka dalë në media. KE po ashtu e ka shkelë Statutin e UP-së, nenin 7, që e obligon UP-në me garantu mundësi të barabarta, pavarësisht kategorizmeve shoqërore. KE e ka shkelë këtë nen, sepse e ka ftu Xhevatin dhe ia ka dhënë dy herë mundësinë për me u deklaru, njëherë 45 min e njëherë tjetër 2 orë”, ka deklaruar Asllani në emisionin “Kallxo Pernime”.

Pas intervistimit të Krasniqit në mbledhjet e datave 04.04.2024 dhe 22.04.2024 të Këshillit të Etikës të UP-së, Asllani tha se nuk e ka kuptuar pse u ftua dy herë për intervistim Krasniqi.

“Me gjasë ia kanë dhënë edhe një mundësi m’u shpërla për herë të dytë, veç tash me një deklaratë pesë faqëshe të shkrume me avokat. Çikat (studentet e Mjekësisë) i kanë ftu nga 10 minuta edhe veç i kanë pyt se a po pajtoheni me çka keni shkru, kurgjo ma shumë. Momentin kur një prej çikave ka dasht me fol ma shumë se sa që ka shkru, ka thënë – po du me fol për gjendjen time emocionale gjatë kohës sa jam ngacmu, gjatë kohës qysh e kam përjetu, qysh jam tu e përjetu tash, anëtarët e Këshillit të Etikës i kanë thënë jo nuk ki nevojë me fol për gjendjen tënde emocionale”, tha Asllani.

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Lexo po ashtu Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Pasi rasti është iniciuar në Prokurori, Asllani bëri thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi dhe njohuri të dëshmojnë për këtë rast.

“Kur po flasim për këtë denoncim, ngacmimet seksuale që kanë ndodhë prej këtij profesori, nuk kanë ndodhë veç në një hapësirë të izoluar, këto kanë ndodhë në rrugë, në ligjërata, konsultime, në provimin me gojë që ka shumë dëshmitar të tjerë. Mendoj që është tepër e rëndësishme për ata persona që i kanë pa edhe ni këto rast me shku në Prokurori edhe me i mbështet shoqet e tyre”, ka shtuar Asllani.

Sipas Asllanit, KE ka shkelur edhe paragrafin 4 të nenit 11 të rregullores së UP-së për mbrojtjen nga ngacmimi seksual.

“Këshilli i Etikës merr vendim, me të cilin konstaton a është kryer apo jo shkelja e paraqitur në denoncim sipas kësaj rregulloreje. Nëse Këshilli i Etikës e konstaton shkeljen, shqipton masa sipas kësaj rregulloreje. Vendimi i Këshillit të Etikës është vendim përfundimtar në shkallë të parë”, thuhet në paragrafin 4 të nenit 11 të rregullores së UP-së për mbrojtjen nga ngacmimi seksual.

“Këshilli i Etikës e ka dhënë një rekomandim, ani pse i ka pas krejt kompetencat për me marr një vendim edhe i ka pas shkeljet e paracaktume sipas rregullores çka kanë mujt me marr vendim edhe me ba këtë vendim të formës së prerë, po për me i ikë përgjegjësisë ia kanë dhënë një rekomandim rektorit”, ka theksuar Asllani.

Ajo mendon se KE ia ka lënë rastin organeve të drejtësisë për të blerë kohë e për tu harruar kjo çështje pas gjashtë muajve dhe Krasniqi të kthehet si profesor i rregullt në Fakultet të Edukimit në UP.

Ajo shtoi po ashtu se KE ka shkelur edhe paragrafin 7, neni 11 në rregulloren e UP-së për ngacmimet seksuale.

“Universiteti i Prishtinës do të zbatojë masat dhe procedurat disiplinore për rastet e ngacmimit dhe ngacmimit seksual, pavarësisht nga zhvillimi i procedurës penale për rastin e njëjtë” – thuhet në paragrafin 7, neni 11 në rregulloren e UP-së për ngacmimet seksuale.

Me këtë rast ajo ka përmendur përballjen që kanë pasur ndaj rektorit të UP-së, Qerim Qerimi, në konferencën STEMInists24’ të organizuar nga Ministria e Arsimit, e që u mbajt të premten, më 26.04.2024.

Asllani tha se kanë shkuar të protestojnë për të mos e lënë rektorin Qerimi ta mbajë fjalimin në këtë konferencë, pasi sipas saj, rektori Qerimi nuk ka folur asnjëherë për rastin e raportuar ndaj Krasniqit, porse ka nënshkruar vendimin ku i rekomandohet pezullimi nga puna i Krasniqit në UP.

Ajo ka përmendur se përgjatë protestave të tyre para Rektoratit të UP-së për shkak të pakënaqësisë ndaj trajtimit të rastit të ngacmimit seksual të raportuar, Qerimi nuk ka dalur në punë, por u ka dërguar ftesë përmes këshilltarëve të tij që aktivistët të takohen me të, por ata nuk kanë pranuar të takohen ndryshe.

Asllani ka njoftuar se do të vazhdojnë ta reagojnë ndaj rektorit Qerimi, derisa ta shfuqizojë vendimin për pezullimin e Krasniqit, të cilin e ka vlerësuar “të kundërligjshëm”.

Ajo tha se është studente në Fakultetin Filozofik në UP dhe se ka profesorë dhe kolegë të saj që po ia përmendin angazhimin e saj si aktiviste për këtë rast të ngacmimit seksual, dhe se janë duke e akuzuar se mos janë duke e tepruar ndaj profesorit Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori