LAJMI I FUNDIT:

Më në fund shitet ‘Audi Q7’ i Komunës së Prishtinës (Foto)

Më në fund shitet ‘Audi Q7’ i Komunës së Prishtinës (Foto)

Më në fund është shitur vetura e Komunës së Prishtinës ‘Audi Q7’, me të cilën u vozit Isa Mustafa, sa ishte kryetar i Prishtinës.

Lulzim Kastrati nga Peja, është blerësi i Audi Q7-shit më të famshëm në Kosovë.


Vetura, e cila u ble në vitin 2011, u shit për shumën prej 22, 500 euro në një ankand të hapur të Shtëpisë së Ankandeve – Kosova.

Kujtojmë se këtë veturë komuna e kishte blerë për vlerën prej 76 mijë euro, transmeton Telegrafi.

‘Audi Q7’ është e vitit të prodhimit 2011, ka motor 4.2 dizel – me tërheqje katër rrotëshe ndërsa ka të kaluara vetëm 75 mijë kilometra.

Nuk është saktësuar se çfarë do të bëhet me paratë e marra prej shitjes së veturës, megjithëse i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte thënë kohë më parë se të hollat do të ndahen për qëllime bamirëse. /Telegrafi/