LAJMI I FUNDIT:

Mustafi shpëton Arsenalin nga humbja ndaj Cityt (Video)

Mustafi shpëton Arsenalin nga humbja ndaj Cityt (Video)

Arsenali dhe Manchester City janë ndarë në paqe në derbin e javës në Ligën Premier, pasi kanë barazuar me rezultat 2-2.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm pesë minutave lojë, ku anësori i shpejt gjerman, Leroy Sane shfrytëzoi për mrekulli një asistim të Kevin de Bruyne duke kaluar portierin dhe shënuar për epërsinë prej 1-0.


Sane kaloi bukur Ospinën..

Mysafirët patën edhe disa raste tjera për të dyfishuar epërsinë, por nuk e patën fatin dhe kështu pësuan në minutën e 40 ku Theo Walcott barazoi rezultati pas asistimit të Shkodran Mustafit.

Walcott duke festuar me bashkëlojtarët

Megjithatë, barazimi nuk zgjati shumë pasi Sergio Aguero rikthye epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 42 pas asistimit të David Silvas dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi prej 2-1.

Aguero duke dërguar topin në rrjetë..

Pjesa e dytë e ndeshjes ishte e barabartë për të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, megjithatë ishin Topçinjtë që gjetën golin e barazimit me anë të mbrojtësit me prejardhje shqiptare, Mustafit, i cili shënoi në minutën e 53 gol të bukur me kokë pas asistimit të Mesut Ozil.

Festa e madhe e Mustafit pas golit të barazimit!

Në vazhdim të ndeshjes të dy skuadrat patën edhe raste tjera për të shënuar golin e fitores, por asnjëra nuk arrit të shënoj dhe kështu u desh të kënaqen me një barazim 2-2.

Pas këtij barazimi, Manchester City renditet në vendin e katërt me 58 pikë, ndërsa Arsenali e sheh vetën në pozitën e gjashtë me 51 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori