LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Pilotët po përgatiten në Turqi, Thaçi do të blejë helikopterë për ushtrinë

Mediat serbe: Pilotët po përgatiten në Turqi, Thaçi do të blejë helikopterë për ushtrinë

Hashim Thaçi është duke u përgatitur për formimin e ushtrisë së Kosovës. Dhe në këtë drejtim, ai do të blejë edhe helikopterë të cilët do të jenë në dispozicion të kësaj ushtrie, shkruajnë sot mediat serbe.

Po sipas tyre, përcjell Telegrafi, shërbimet serbe të sigurisë kanë informacione se “presidenti i vetëshpallur i vetëshpallur Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar tashmë bisedimet për blerjen e helikopterëve ushtarakë, në mënyrë që të formojë një ushtri në krahinën jugore serbe”.


E këto të dhëna, shkruajnë më tej mediat serbe, do të paraqiten në një takim të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Inteligjenca thuhet se do të paraqesë edhe projektligjin për ngritjen e ushtrisë së Kosovës, e cila është shkruar në 20 faqe.

“Hashim Thaçi tani ka në plan për të blerë helikopterë dhe armatime të lehta të këmbësorisë. Nuk ka qëllim për të blerë tanke dhe aeroplanë”, citohet të ketë thënë një burim i afërt me Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Por mediat serbe nuk ndalen me kaq, duke cituar Shërbimet e Inteligjencës.

Sipas tyre, pilotët nga Kosova kanë shkuar tashmë në Turqi për trajnim.

Ato përmendin edhe një deklaratë të shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka deklaruar se nuk pajtohet që Kosova të formojë ushtrinë pa një marrëveshje me Serbinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori