LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, “viktimat” e motoçikletave pa të drejtë kompensimi

Maqedoni, “viktimat” e motoçikletave pa të drejtë kompensimi

Nga praktika, po dalin mangësitë e ligjit për siguri në komunikacion rrugor. Rritja e temperaturave që shoqëruan ditët e fundit, për pasojë shtoi praninë motoçikletave në komunikacion, shkruan gazeta KOHA. Sikurse edhe viteve të kaluara, kjo dukuri po shndërrohen në makth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët. Lëvizja e pakontrolluar e tyre, por edhe drejtimi nga persona adoleshentë dhe pa leje të posaçme qarkullimi, ka bërë që gjatë pranverës dhe verës, burim kryesor aksidentesh në trafikun urban të Gostivarit të jenë pikërisht motoçikletat.

Në shumicën e rasteve të tilla, viktima paraqiten këmbësorët. Për shkak të zbrazëtirës ligjore, këto të fundit as që kanë të drejtë dëmshpërblimi. Në Ligjin për siguri në komunikacion rrugor motoçikleta nuk hyjnë në kategorinë e automjeteve motorike, dhe kjo nënkupton se nuk i nënshtrohen sigurimit të obligueshëm. Qytetarë të dëmtuar në aksidente komunikacioni të shkaktuara nga motoçikleta pas të gjitha aventurave të kaluara nëpër labirintet gjyqësore nuk ia dalin të arrijnë deri te drejtësia.


Këtë fat e ka pasur edhe Labinot Amdiu nga Gostivari, i cili si pasojë e aksidentimit nga një motoçikletë pësoi dëmtime serioze shëndetësore. Por, edhe përskaj këtij fakti, ai nuk ka arritur të fiton dëmshpërblim nga drejtuesi i motoçikletës, një 17 vjeçar nga rrethina e Gostivarit.

“Aksidenti më ndodhi në qershor të vitit 2015. Pas aksidentit mora raport mjekësor për pasojat shëndetësore dhe drejtuesit e automjetit e padita në gjyq dhe kërkova dëmshpërblim. Procesi ende zvarritet, sepse, sipas gjykatësve, mоtoçikleta është automjet me dy rrota në raport me automjetet tjera që janë me katër rrota dhe të cilët zhvillojnë shpejtësi më të madhe se 25 kilometra në orë. Pikërisht për shkak të këtyre fakteve, por edhe për shkaka të disa parametrave të tjerë motoçikletat janë përjashtuar nga kategoria e automjeteve me motorë. Për këtë shkak, nuk mund të sjellin vendim në favorin tim”, tregon për Koha, Amdiu 58-vjeçar.

Dhe pikërisht për këtë shkak, ai i mbështetur nga ekspertë dhe avokatë propozojnë ndryshime në ligjet që e rregullojnë sigurinë në komunikacion. Ndërkaq, organet e rendit tashmë kanë filluar kampanjë në terren.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori