LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Mos i ndryshoni kurrë këto gjëra për dikë që pëlqeni

Kujdes! Mos i ndryshoni kurrë këto gjëra për dikë që pëlqeni

Fakti që mund të filloni të pëlqeni një person, nuk do të thotë domosdoshmërisht që të ndryshoni veten tuaj për t’i rënë në sy.

Ndonjëherë mund ta gjeni veten papritur duke u sjellë totalisht ndryshe nga ajo çka ju jeni në të vërtetë, por kjo gjë nuk duhet të ndodhë për t’u bërë më e pëlqyeshme për dikë tjetër.


Ja disa gjëra të cilat nuk duhet t’i ndryshoni:

1. Miqtë tuaj kanë qenë prezent në jetën tuaj shumë më tepër sesa një person që mund ta pëlqeni momentalisht. Ata ju njohin më mirë dhe në fund të fundit jeni pikërisht ju që i keni zgjedhur ata persona të bëjnë pjesë në grupin tuaj shoqëror sepse ndiheni mirë në praninë e tyre, kështu që përse duhet ti ndryshoni ata për hatër të dikujt tjetër?

2. Nëse personi që ju pëlqeni, ju bën të dilni nga vetja juaj dhe kërkon të ndryshojë personalitetin tuaj, atëherë duhet të rimendoni edhe një herë lidhjen tuaj. Është më mirë që të pranoni faktin se personalitetet tuaja nuk përputhen, sesa të përpiqeni vazhdimisht të ndryshoni njëri-tjetrin.

3. Ndoshta hobit tuaja nuk janë të njëjta, por gjithkush ka të drejtën të zgjedhë të pëlqeje gjëra të ndryshme. Është bukur të provoni gjëra të reja, por kjo nuk do të thotë që duhet patjetër të keni të njëjtat hobi.

4. Qoftë besimi në fe të ndryshme, besimet politike apo thjesht besimet tuaja individuale, nuk duhet t’i kompromentoni thjesht sepse personi që keni në krah nuk beson në të njejtat gjëra si ju. Nëse jeni të apasionuar pas asaj çka besoni, atëherë mos hiqni dorë thjesht për t’i bërë përshtypje dikujt.

5. Ju mund të keni një këngë tuajën, që përshkruan lidhjen tuaj, por kjo nuk do të thotë që çdo këngë që do dëgjoni duhet të jetë një nga këngët që pëlqen partneri juaj. Është vërtetë e bezdisshme të dëgjoni vazhdimisht këngë që s’ju pëlqejnë, thjesht sepse janë pjesë e shijes muzikore të personit që pëlqeni.

6. Nëse ju keni krijuar një pamje tuajën, e cila ju përfaqëson, atëherë ndryshimet që do i bëni asaj duhet të vijnë vetëm si rrjedhojë e nevojës tuaj, shkruan Anabel. Pamja juaj tregon pikërisht atë çka ju kërkoni të tregoni tek të tjerët, dhe jo atë çka të tjerët duan të shikojnë tek ju.

7. Më e mira do të ishte që të mundoheni të gjeni një mundësi të përshtatshme për të dy për të kaluar kohë së bashku. Nuk duhet të lini pas dore angazhimet tuaja në punë, familje apo shoqëri sado tundues mund të jetë fakti që dëshironi të kaloni sa më shumë kohë me personin që keni në krah. /Telegrafi/