LAJMI I FUNDIT:

Kreativiteti i një shoferit të veturave (Foto)

Kreativiteti i një shoferit të veturave (Foto)

Që nga prodhimi i veturës së parë e deri më tani, kreativiteti dizajnimit të tyre ka pësuar ndryshime të mëdha. Shumë njerëz pëlqejnë modelet e reja, por ka të tillë që vazhdojnë që të pëlqejnë modelet e vjetra.

Kreativiteti është shprehur në mënyra të ndryshme, madje edhe në rastet kur shoferi i veturës ka patur mungesë të pjesëve të veturës që është dashur t’i ndërroj të dëmtuarat me një të re.


Fotografia që shihni më poshtë tregon se sa kreativ është treguar ky tetovar, duke rregulluar pasqyrën anësore të veturës së tij në një mënyrë krejtësisht të pavarur. Ai ka marrë një pasqyrë që femrat e përdorin për makiazh dhe e ka vendosur te pasqyra e thyer e veturës së tij, duke përdorur ngjitëse si mjet për ta pozicionuar dhe për ta mbajtur lidhur për krahun e pasqyrës së dëmtuar.

Siç mund të kuptohet, shoferi nuk ka patur për qëllim që të bëjë një shpikje të bukur, por të shfrytëzueshme./Telegrafi/